Futboll La Liga Sport

BARAZIM PA GOLA/ Real Madrid ndan pikët me Cadiz në Bernabeu” dhe vazhdon në krye

Real Madridi i ka ndarë pikët me Cadizin në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Los Blancos në pjesën e parë dukeshin disi të përgjumur dhe nuk arritën të krijonin ndonjë kërcënim serioz për portën kundërshtare.

Cadizi ishte tejet solid në të gjitha repartet, duke bllokuar të gjitha repartet dhe mos lënë mbretërit të bënin lojën e tyre.

Në 45 minutat e dytë, kërcënimi i parë serioz nga Real Madridi erdhi në minutën e 56-të, kur Eden Hazard tentoi të gjuante me kokë, por që topi përfundoi jashtë porte.

Cadizi e pati po ashtu një rast të mirë me anë të Alvaro Negerdos (74’), mirëpo goditja e tij ishte e pasaktë.

Real Madridi më pas kërkoi një penallti pas vetëm dy minutash, por gjyqtari nuk mendoi kështu dhe ndërhyrja një Luka Jovic nuk ishte e ashpër.

Pas javës së 18-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 43 pikë, derisa në xhiron e 19-të do të kenë punë me Athletic Bilbaon.

Related posts

KËRKON KUALIFIKIMIN NDAJ REALIT/ Manchester City duhet t’ia dalë pa futbollistin kryesor përballë “Los Blancos”

Delo.autor

Mourinho ofron Pogba për yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

PALACE SHKRUAN HISTORINË E KLUBIT/ Mposht City-n në finalen e FA Cup! De Bruyne luan ndeshjen e fundit si ‘qytetarë’

F.autor

Leave a Comment