Futboll Sport

As Sampaoli e Caballero/ Argjentina do ELEMINOHET për shkak të një “MAÇOKU”

As Sampaoli e as Willy Caballero nuk janë fajtorët për humbjen turpëruese kundër Kroacisë. E aq më pak Leo Messi. Argjentina është e destinuar që të largohet, për shkak të një maceje! Nëse ju besoni në këto lloj gjërash dhe të mendoni se Argjentina do të mundë Nigerinë, bëni mirë që të ktheheni në shtëpi dhe të lini shallin e fanellën aty ku i keni marrë. Sepse, duke iu referuar maçokut “Achilles”, orakulli i Kupës së Botës, rezultati i të cilit tregon se Argjentina do të humbasë me afrikanët. Shihni videon!

Achilles e bëri parashikimin e tij të martë, në shtëpinë e Muzeut të Saint Petersburg. Po, pikërisht në të njëjtin qytet ku Argjentina do të përballet me Nigerinë. Si ishte zgjedhja e tij? Maçoku zgjodhi ushqimin që anonte në pjesën e Nigerisë. Ai e përcaktoi. Ndoshta, maçoku nuk pëlqeu skemën 4-4-2 apo, ndoshta ka dyshime te Enzo Perez apo Biglia… ndoshta nuk i pëlqyen ngjyrat, ndaj ai zgjodhi Nigerinë. Kjo është shumë e keqe, shumë shumë e keqe.

Sepse deri më tani Achilles nuk ka humbur asnjë parashikim. Parashikoi fitoren e Rusisë kundër Arabisë Saudite, parashikoi fitoren e Iranit kundër Marokut dhe triumfin e Brazilit kundër Kosta Rikas. Tashmë ai zgjodhi Nigerinë. Çfarë po ndodh me këtë maçok?

Related posts

PLAS TE MILANI/ Bakayoko nuk pranon të futet në fushë. Shihni si e shan Gattuson

Delo.autor

HAP FALS NDAJ CELTA VIGOS/ Barcelona largohet më shumë nga titulli kampion

Delo.autor

JUVENTUS NDEZ MERKATON/ Kërkohet një zëvendësues për Dybala, 3 emra në tavolinë

F.autor

Leave a Comment