Futboll Kategoria Superiore Sport

“BARAZIMI ME VLLAZNISË POZITIV”/ Kapiteni i Dinamos: Nuk kemi rivalë të veçantë, por…

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi, i gë zohet pikës së marrë ndaj Vllaznisë, duke qenë se përballë kishin një skuadër që luan për titull, edhe pse “qan” ato rastet në pjesën e parë.

Në prononcimin për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Ibraimi prek pak edhe krizën e bluve, ndërsa jep edhe një mesazh për të gjitha ekipet dhe presidentët e Superiores, që të sillen si ai i Dinamos, nëse duan të bëjnë përpara dhe të shkojnë në Europë.

“Duke marrë parasysh situatën se ku jemi, ky barazim ishte pozitiv. Por, duke parë se patëm katër raste në pjesën e parë që nuk i shfrytëzuam dot, ishte edhe pak negativ ky rezultat.

Gjithsesi, në përgjithësi, duke parë edhe klasifikimin dhe kampionatin si po shkon, ku është ndër më të fortët, ecuria e Tiranës, Vllaznisë apo Kukësit tregon se janë pretendente për titull, ndaj i kemi marrë barazimin një ekipi serioz që synon kampionatin”, u shpreh fillimisht kapiteni dinamovit.

NGËRÇI DHE PËRGJEGJËSIA E STAFIT
Në lidhje me ngërçin, ai e sheh më së shumti psikologjik, por beson se stafi duhet të mendojë mirë për të zhbllokuar skuadrën dhe të shohë më konkretisht se ku çalon puna. “Kur gabon të gjitha janë probleme, ndërsa kur shkon mirë ato mbulohen dhe nuk duken.

Për këto gjëra mendoj se përgjegjës duhet të jetë stafi dhe të shohë se ku i kemi problemet, pasi ne si futbollistë do të japim maksimumin në fushë. Mendoj se limitet duhen zhbllokuar, para së gjithash ai ngërçi psikologjik si kolektiv. Duke parë lojërat në fazë përgatitore dhe deri në javën e pestë, mendoj se kishim një ecuri mjaft të mirë, kishim një besim.

Ndërsa më pas nisën rezultatet negative, ku edhe lojtarët ranë psikologjikisht. Mirëpo, besoj se do të ngrihemi përsëri”, vijoi më tej Ibraimi.

MESAZHI PËR PRESIDENTËT
Një president tjetër i Superiores, duke parë investimet që ka bërë dhe të shihte këto rezultate, vështirë se do të ishe korrekt ende me pagat, ndryshe nga sa ndodh te Dinamoja. Për këtë rast, Ibraimi ka një mesazh në tërësi për të gjithë presidentët dhe klubet, nëse duan të shkojnë në Europë pa “njolla të zeza”.

“Gjatë gjithë këtyre 16-17 viteve karrierë që e kam pasur jashtë vendit, pa marrë parasysh se ku kam qenë, presidenti ynë është korrekt dhe i drejtë me të gjithë.

Por, ama nëse duam të bëjmë ngritje, qoftë personale apo kolektive, atëherë duhet që të gjithë presidentët të jenë si yni dhe t’i respektojnë futbollistët, sepse në fund të fundit edhe ne e kemi punë dhe pasion këtë. Por, duke marrë parasysh se në kampionatin shqiptar luan shumë rol humbja apo fitorja, diskutohet rroga e merr apo jo, mendoj se kjo nuk duhet ndikuar te të gjitha klubet, jo vetëm te ne.

Kjo, për faktin se ne duam të luajmë në Europë dhe atje nuk luhet me ‘pika të zeza’ dhe të përflitet se te Dinamo ka ndodhur kjo apo ajo gjë. Por, në përgjithësi Dinamo është shembull për të gjitha skuadrat sa i përket organizimit”, u shpreh Ibraimi.

SKËNDERBEU
Duke parë klasifikimin, Skënderbeu duket një rival direkt i Dinamos për mbijetesë. Por, për Ibraimin, kundërshtari i radhës është thjesht një nga nëntë rivalët e tjerë.

“Rivalë i kemi të gjitha. Kur kam folur me djemtë u kam thënë se kemi nëntë kundërshtarë. Nuk kemi rivalë këtë apo atë ekip, por nëntë kundërshtarë, sepse e shohin Dinamon si shembull, si një produkt të fortë dhe të suksesshëm dhe të mos harrojmë që historia bën të vetën”, përfundoi Ibraimi.

Related posts

Inter – Napoli, formacionet

Q.Autor

KORONAVIRUSI STEP REALIN/ “Los Blancos” heqin dorë nga Mbappe dhe i besojnë lojtarit që zhgënjeu këtë sezon

Delo.autor

Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

Isa.Autor

Leave a Comment