Bundesliga Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-presidenti i Bayern: Ishim pranë akordit me sulmuesin Ibra, por ja pse dështoi transferimi

Zlatan Ibrahimoviç, dhe pse në moshën 39 vjeçare vazhdon të luajë në nivele të larta, ku ka arritur të shënojë 17 gola në 23 paraqitje këtë sezon.

Ibra ka luajtur për skuadrat më të mëdhaja në Europë si Inter, Milan, Barcelona, Juve, PSG-në, por sulmuesin suedez mund ta kishim parë edhe me fanellën e Bajernit.

I ftuar në televizionin ‘’RTL’’, ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, rrëfeu një prapaskenë të merkatos ku u shpreh se ishin afër transferimit të shtatlartit suedez në vitin 2013, por kërkesat ekonomike të 39-vjeçarit ishin të larta dhe ky transferim dështoi.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por kërkesat e tij ekonomike ishin të çmendura. Në vitin 2013  ishim të interesuar për ta transferuar, por nuk e gjetëm gjuhën e përbashkët. Duke pasur parasysh numrin e golave të shënuar ​​dhe trofeve në të gjithë Europën, është e drejtë të supozohet se Ibrahimoviç do të kishte gjetur sukses me Bajernin’’, u shpreh ish-presidenti Hënes.

Related posts

Para ndeshjes vendimtare, stërvitje dhe shëtitje në bregdet për kuqezinjtë

Isa.Autor

Neymar në Real Madrid/ Puyol nuk është aspak problem për Barcelonën

Sadik.Autor

JO VETËM TRIPLETA/ Luis SUAREZ shkruan historinë e El Clasico (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment