Futboll Premier League Sport

BROJA ËSHTË NJË “BISHË”/ Vetëm heroizimi i Sanchez i mohoi historinë sulmuesit shqiptar në shtesë

Armando Broja sot nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen e Sauthempton ndaj Totenhem dhe u desh të hynte në lojë vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës

Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje për të administruar barazimin. Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës.

Ai shpërtheu në krahun e djathtë pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris. Por ndërhyrja e Sançez devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Konte t’i gëzohej një rekordi historik pasi u bë trajneri i parë i Totenhemit që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat.

Related posts

NJË “FOLLOW” NË INSTAGRAM NDEZ RRJETIN/ Mbape në një romancë me këngëtaren s*ksi nga Spanja

F.autor

SHKELJET E RREGULLORES MBI “FAIR PLAY”-N/ UEFA heton Manchester Cityn për disa “email”, ja akuzat

Delo.autor

TRAJNERI I ARSENALIT/ E merituam të fitonim ndaj Liverpoolit

Isa.Autor

Leave a Comment