Futboll Ligue 1 Sport

“ÇDO SKUADRE I DUHET NJË LOJTAR I TILLË”/ Pochettino shtang Juventus-in: Donnarumma-Navas? Po funksionon

Mauricio Pochettino ka hequr Mauro Icardi-n nga merkato.

“Nuk ka marrë pjesë në ndeshje kur do të kishte dashur, për arsye të ndryshme, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në ekuilibrat e një ekipi dhe ai është i rëndësishëm për ekuilibrin tonë. Është një lojtar që çdo skuadër do ta donte”, ka thënë trajneri i PSG-së në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lorient.

Për argjentinasin interesohet prej kohësh Juventus-i.

Në lidhje me dualizmin Navas-Donnarumma:

“Besoj se ka qenë operacioni i duhur. Ka gjithmonë momente vështirësie, pranimi dhe zhvillimi. Konkurrenca është e mirë. Kur merr vendime të tilla, ka gjithmonë dyshime se çfarë do të ndodhë. Duhet t’u bëjmë komplimentet lojtarëve, portierëve, sepse e kanë kuptuar situatën”.

Related posts

Jardim: Lemar mund të largohet nga Monaco…

Q.Autor

LEICESTER-LIVERPOOL/ Klopp kërkon vazhdimësinë e fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VILLARREAL-JUVENTUS/ Allegri i beson dyshes së sulmit Morata-Vlahovic (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment