Futboll Sport

E BUJSHME/ Publikon një video duke i dhënë makinës me 160 km/h, klubi spanjoll shkarkon yllin e ekipit

Alcorcon, klub i kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, ka lajmëruar në orët e kaluar se ka zgjidhur kontratën e Raul Asencio.

Ish-lojtari, me një të kaluar edhe në Itali te Genoa, Avellino, Benevento, Cosenza dhe SPAL, duket se është shkarkuar për shkak të një videoje të publikuar ne rrjetet sociale në të cilën është shfaqur duke shkelur disa ligje përveçse ka dhënë një mesazh shumë të keq.

23-vjeçar e ka regjistruar veten duke i dhënë makinës me 160 km/h, teksa mbante celularin me njërën dorë dhe me tjetrën një gotë me kafe.

Imazhet, të publikuara edhe nga A Bola, nuk i kanë pëlqyer klubit spanjoll që nuk ka humbur kohë dhe e ka larguar futbollistin. Klubi, edhe pse në komunikatën për shtyp nuk i ka përmendur faktet e mësipërme, ka zgjedhur ta marrë vendimin drastik.

Klubi do ta kishte ndërprerë gjithsesi marrëveshjen me lojtarin në janar, duke parë se Asencio ishte në listën e lojtarëve që do të nxirreshin në shitje.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Zidane kundër Klopp, vetëm njëri mund të shkruajë historinë në Kiev

Sadik.Autor

Lazio mendon për yllin e Bilbaos, Tare hidhet në sulm për “MESSIN SPANJOLL”

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ 6 raste me Covid-19 te Bilbao, mes tyre edhe ylli i ekipit që e konfirmon

Delo.autor

Leave a Comment