Futboll Sport

“ÇFARË MËSIMI MORA NGA EUROPIANI?” Mbappé: Se në futboll çdo gjë….

Kylian Mbappé flet për Kupën e Botës nga skena e “Globe Soccer” në Dubai. “Është kompeticioni më i rëndësishëm, një ëndërr ta luaj tashmë. Fitorja e tij ishte qëllimi im më i madh, ia arrita në Rusi. Sidoqoftë, tani na pret Botërori i Katarit. Ne kemi një kombëtare të madhe, por duhet të përpiqemi të luajmë krah për krah (si grup). Do të shohim, ne jemi gati të luftojmë dhe të fitojmë përsëri, do të kërkojmë ta mbrojmë titullin tonë”.

Çfarë mësimi ju dha Evropiani?

Se në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Kam humbur penalltinë, u eliminuam herët, por ky është futboll i niveleve të larta. Kur mendon se je më i miri, topi të provon të kundërtën dhe se duhet ta provosh sa vlen në fushë”.

Çfarë mendoni për Kupën e Botës çdo dy vite?

Ne jemi të lumtur që luajmë, por kur është shumë, është shumë. Ne duhet të rikuperojmë energjitë, duhet të pushojmë. Nëse njerëzit duan emocione në një nivel të lartë konkurrence, atëherë duhet të respektojmë edhe fizikun e lojtarëve.

Related posts

PANIK NË GJERMANI/ Mërgim Mavraj pëson dëmtim të frikshëm gjatë ndeshjes. Lë fushën me barrelë

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Kuksianët nuk përfitojnë nga “demat”

Delo.autor

Carragher ende nuk është bindur nga Xhaka: Nuk e di se çfarë i sjell Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment