Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbappe dhe Messi me dopietë, PSG mbyll fazën e grupeve me fitore

PSG ka shënuar fitore ndaj Club Brugge në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për parisienët që shënuan që në startin e saj. Kylian Mbappe që gjeti rrjetën në minutën e 2-të, pas një topi të kthyer nga portieri.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë personal në minutën e 7-të të takimit. Francezi mori një pasim nga Angel di Maria për ta kthyer në gol për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe listës së realizatorëve iu shtuan edhe Lionel Messi. Argjentinasi gjeti rrjetën në minutën e 38-të me një goditje të bukur nga distanca për 3-0. Ky ishte goli i katërt i Lionel Messit në Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të PSG-së. Club Brugge u mundua ta hapte ndeshjen në pjesën e dytë kur shënoi në minutën e 68-të.

Mats Rits ishte ai që gjeti rrjetën për 3-1. Por në minutën e 75-të, PSG fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Messi për 4-1.

PSG me 11 pikë e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë, duke kaluar tutje një xhiro më parë, ndërsa pozita e parë ishte e rezervuar për Man Cityn.

Related posts

Kupa e Shqipërisë i lë “targën” SUPERLIGËS, pjesëmarrje masive në ndeshjen që nuk e priste askush

Isa.Autor

Xabi Alonso: Klopp është çelësi i suksesit të Liverpoolit

Sadik.Autor

NJË MUAJ “AGJERIM” PËR “BOMBERIN”/ Piatek nuk “shkrep” më, Gatusso i ndryshon “karikatorin”

Delo.autor

Leave a Comment