Futboll Premier League Sport

COVID-19/ Premier League zbulon shifrat, 16% e futbollistëve nuk rezultojnë të vaksinuar

Premier Liga më në fund ka vendosur që të bëjë publike të dhënat rreth vaksinimit të lojtarëve dhe stafeve në elitën e futbollit në Angli. Të dhëna të cilat tregojnë se pavarësisht fushatës së gjerë të vaksinimit, ka një numër të madh lojtarësh të cilët ende nuk kanë marrë as dozën e parë.

Në javët e fundit, 10 ndeshje janë shtyrë në elitën e futbollit anglez për shkak të infektimeve masive në radhët e skuadrave. Por gjithsesi u bë e ditur se nuk do të kishte anulim të ndeshjeve gjatë javëve të fundit të vitit, pasi situata po monitorohej me kujdes dhe ekzistonte bindja se ndeshjet mund të luheshin sipas traditës.

Në një deklaratë zyrtare, u bë e ditur se 84% e lojtarëve janë “në rrugën e vaksinimit”, që do të thotë se kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës. Sa i përket numrit të përgjithshëm të lojtarëve dhe stafit, shifrat flasin për 92% të vaksinuar, që gjithsesi mbetet mbrapa kampionateve të tjera. Gjermania ka bërë të ditur se ka 94% të vaksinuar në klubet e elitës, ndërsa shifra në Itali arrin në 98%.

Related posts

Milani nuk trembet nga UEFA, Fassone premton 2-3 blerje

Sadik.Autor

“NUK E PRISJA TË QËNDROJA KAQ GJATË”/ Gjimshiti rrëfen mbi të ardhmen: E di që mund të jap më shumë

Delo.autor

YLLI FRANCEZ SHPALL HAZARD SI LOJTAR I PREMIER/ Olivier Giroud: Është shumë i mirë dhe shumë i fortë…

Delo.autor

Leave a Comment