Futboll La Liga Sport

TREGON BESIMIN QË KA TEK HAZARD/ Ancelotti: Do të jetë një armë më shumë për ne

Eden Hazard duket se do të vazhdoj të mbetet pjesë e Real Madridit, së paku deri në fund të sezonit.

Sulmuesi belg luajti ndaj Cadiz në barazimin pa gola të Real Madridit 0-0.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti për situatën e belgut, por edhe për barazimin pa gola të Los Blancos.

Ancelotti tregoi besimin që ka tek Hazard dhe ndër të tjera tha se do të jetë një armë më shumë për Realin në gjysmën e dytë të sezonit.

“Mendoj se ai u mundua të futej në lojë në pjesën e parë, por ishte vështirë për të gjithë ekipin të futej në lojë. Pjesa e dytë shkoi më mirë. E ka të vështirë të luajë gjerësisht në të djathtë sepse nuk është mësuar”.

“Megjithatë ai po përpiqej të kuptohej me Benzeman dhe të dy u përpoqën të shënojnë. Është e qartë se Hazard mund të jetë një armë shumë e rëndësishme për ekipin në gjysmën e dytë të sezonit”, tha Ancelotti.

30-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 13 ndeshje për Realin, ku ka një asistim dhe ende nuk ka shënuar gol.

Related posts

NUK KA PUSHIM PËR ETRIT BERISHËN/ “Gardiani” shqiptar në portë edhe ndaj Juventus

Delo.autor

JUVENTUS NUK DI TË NDALET/ Një kroat “DHURATË” për Allegrin

Isa.Autor

Gjermania pa kapitenin: Nuk besoj se mund të shkoj në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment