Futboll Sport

ÇUDIRA NË BERAT/ Bojkotojnë stërvitjen, lojtarët e Tomorit duan dorëheqjen e trajnerit

Është mbyllur si mos më keq viti për Tomorin. Lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen e fundit dhe hapur kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit Klevis Dalipi dhe ndihmësit të tij Iken Droboniku.

Jabanxhinjtë kanë marrë valixhet dha janë larguar nga Berati që të martën dhe vendësit i nisën pushimet 24 orë para, ndonëse ishin njoftuar që edhe dje do të kishte një seancë.

Stafi teknik, edhe pse i ka pritur në fushë, askush nuk është dukur. Sipas gjithë kronologjisë të ngjarjeve, gjithçka ka qenë e organizuar nga ana e futbollistëve.

Nuk është e para herë që ndodh diçka e tillë në futbollin tonë, por jo në mënyrë kaq demonstrative.

KAPITENI – Për të kuptuar më shumë, “Panorama Sport” kontaktoi me kapitenin e ekipit. Ervis Çaço na shpjegoi gjithçka dhe hapur komunikoi kërkesën në emër të gjithë grupit. E thënë troç, ata presin largimin e trajnerit.

“Bojkoti i stërvitjes së fundit nga ana e skuadrës lidhet me kërkesën e të gjithë futbollistëve për largimin e teknikut Klevis Dalipi dhe ndihmësit të tij Iken Droboniku.

Këtë ma kanë pohuar mua personalisht të gjithë futbollistët pa përjashtim, dhe për këtë arsye, skuadra u shpërnda që ditën e djeshme (të martën) pas stërvitjes dhe ne beratasit duke qenë se jemi të gjithë bashkë sa i takon kësaj kërkese, nuk u paraqitëm sot (të mërkurën) në stërvitjen e paradites.

Na vjen keq që gjërat kanë ardhur deri këtu, edhe pse kishim menduar që ta mbyllnim vitin 2021 me një festë të përbashkët në mes shokëve.

Por, dorëheqja e trajnerit Dalipi është një kërkesë e panegociueshme nga ana jonë. Ne u krijuam si një grup me pretendime dhe premtonim realisht ngjitjen, por mungesa e rezultateve është edhe puna e dobët e trajnerit tonë.

Kështu që, si një ekip jashtë objektivave, duhet të marrë edhe trajneri përgjegjësinë e tij. Kështu si erdhën punët, ai e ka të pamundur drejtimin e Tomorit.

Në fund, dhe për sqarim të gjithë opinionit beratas dhe më gjerë, kërkesa jonë nuk ka lidhje me lekët, pasi të gjithë jemi të mirëpaguar, duke nisur nga trajneri i pari.

Kjo është çështje teknike dhe mungese rezultatesh, pasi si djalë Klevisi gëzon gjithë respektin tonë, por ka dështuar si trajner dhe nuk e dimë se përse duhet të qëndrojë akoma.

Skuadra është jashtë objektivit këtë sezon dhe në Berat do të nisë puna për sezonin e ardhshëm, që Tomori të rikthehet në Superiore me rastin e 100- vjetorit”, përfundon mbrojtësi Çaço.

Related posts

Pesë gjërat pozitive të REALIT në ndeshjen hapëse të La Ligas pa RONALDON

Isa.Autor

Premier League, tre skuadra “big” diskutojnë për një vend në Champions

Sadik.Autor

KAOS NË FUND Të SFIDËS/ Bicaj bën zbulimin: Torasa pranoi që goli ishte i parregullt!

Isa.Autor

Leave a Comment