Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Shehi: Është një fitore shumë e rëndësishme. Kemi ndryshuar modul dhe…

Tirana fitoi një sfidë direkte përballë Teutës me rezultatin 2-1. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i kryeqytetasve Orges Shehi.

“Ishte ndeshje mes dy rivalëve. Dy skuadra që janë rivale. Luanim ndaj kampionëve të vjetshëm, që edhe pse me më pak pikë, kanë cilësi. Kishim raste të dy skuadrat, në rastet në disfavor mund të ishim më të qartë për të mos i dhënë mundësi kundërshtareve tonë.”

“Jemi të kënaqur, se vijmë pas një jave jo të mirë se nuk dhamë atë që kemi në Laç. Është një fitore shumë e rëndësishme. Kemi ndryshuar në disa individë dhe modul.”

“Në këtë ndeshje ishim me modul tjetër, synuam të goditnim kundërshtarin në thellësi. Ngo nuk është në 100% ndaj menduam ta fillonim kështu.”

“Tre ndërrimet ishin të detyruara. Gjumsi e Taulanti kishin shqetësime, Xhixhën kisha frikë ta lija se vinte pas një periudhe të gjatë. Vetëm ndërrimi i Totres ishte aktivizimi i një force më shumë në aspektin mbrojtës. Ishim të detyruar.”

A i ruajtëm për Partizanin?

“Jo, jo.”

Oferta për Totre?

“Ai është një lojtar që kemi afruar dhe dimë cilësitë e tij, nuk besoj se ka diçka të vërtetë. Ka dy vite kontratë me ne. Janë zëra dhe nuk besoj se ne do të prishim objektivat tona për të larguar në lojtar të rëndësishëm për ne.”

Rivalët?

“Kampionati është i gjatë, nuk është mbyllur ende gjysma, ndaj mendoj se edhe Teuta e Partizani që janë larg nuk heqin dorë nga objektivat, titulli e Europa. Duke pasur parasysh që ka shumë pikë në lojë, nuk mendoj se ndonjë është jashtë gare.”

Mendim për Majkëll Ngo

“Opinionin tim e dini, që Ngo është pika jonë e referimit. Jemi njerëz sporti, ka momente që nuk je mirë e momente të tjera po. Duhet të shohësh fillimin e rrjedhjes, nuk duhet t’ia faturojmë Majkëllit kur humbasim. Ai është i rëndësishëm për ne, si e nis nga stoli, si nga fillimi, pak rëndësi ka.”

Related posts

I “ÇMENDUR” PAS YLLIT TË ITALISË/ Trajneri Nagelsmann: I jashtëzakonshëm, por edhe shumë i kushtueshëm

Delo.autor

LETËR TIFOZËVE/ Yjet e Bayern: Tripleta do të jetë e jona, së bashku do…

Delo.autor

ZYRTARIZOHET TEK “BARDHEBLUTË”/ Trajneri Dede: Tiranën e mora për ta nxjerrë sërish kampione

Delo.autor

Leave a Comment