Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Mori Messi, Ramos, Hakimi e Donnarumma. Tani PSG-së i nevojiten 100 milionë euro

Klubi i PSG, sipas raportimeve nga “L’ Equipe”, duhet të mbledhë para për të rikuperuar humbjet e pambuluara dhe në tregun e dimrit do të duhet të shesë për një vlerë rreth 100 milionë euro për të shmangur nevojën për rritjen e kapitalit që është e vështirë të justifikohet para autoriteteve franceze dhe UEFA-s.

Qershorin e kaluar, drejtori sportiv i francezëve, Leonardo, kishte paraqitur një plan të ardhurash dhe shpenzimesh pranë institucionit financiar që kontrollon klubet në futbollin francez. Sipas deklaratës të paraqitur, PSG duhet të kishte bërë shitje deri në 180 milion euro në merkaton e verës së kaluar. Megjithatë, duke qenë se PSG ka fituar vetëm 9 milionë euro nga merkato e kaluar, sipas gazetës franceze, parisienët duhet të përfitojnë të paktën 100 milionë euro, në mënyrë që “Qatar Sports Investments” të mos injektojë një buxhet më të ulët në merkaton e verës.

Emrat që PSG ka nxjerrë në shitje këtë merkato janë: Mauro Ikardi, i cili prej javësh monitorohet nga Juventusi; Rafinja, i cili nuk bën pjesë në planet e Poçetinos dhe kërkohet nga Real Sociedad; Julian Draksler, i cili nuk po gjen hapësirat e nevojshme; Lajvin Kurzaua, me një vlerë prej 9 milionë eurosh si dhe Serxhio Riko, me vlerë prej 5 milionë eurosh.

Related posts

PAS TRIUMFIT ME “POKER” NDAJ CAGLIARIT/ Sarri i thur elozhe ekipit: Ishim më të disiplinuar…

Delo.autor

TAKIM I ÇUDITSHËM/ Shikoni si i priti Zidane lojtarët e skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

Kualifikimi në gjysmëfinalen e Europa League, Martiri: Arritëm objektivin, shohim me optimizëm përpara

Sadik.Autor

Leave a Comment