Futboll La Liga

Zidane i sigurt: Nuk ka ardhur momenti të largohem

Rezultatet e këtij sezoni të Real Madrid e kanë vënë në qendër të vemendjes trajnerin Zidane, por që ai vetë deklaron se nuk ka ardhur ende momenti të largohet nga Madridi.

“Është shumë e sikletshme të bësh trajnerin dhe kjo është akoma edhe më shumë kur mban detyrën e trajnerit të Real Madrid. Natyrshëm që do të vijë një moment për ndryshimin, për klubin, për të gjithë ndoshta, por mendoj se ky moment nuk ka ardhur ende për mua”, deklaroi trajneri francez, Zinedine Zidane.

Zidane mori drejtimin e Real Madrid në janar të vitit 2016 dhe nga 127 ndeshje në drejtim ka fituar 90, ka barazuar 24 dhe humbur 16. Por ajo që është më rëndësishme është fitimi i dy Champions League radhazi, një titull kampion në Spanjë, Superkupa e Evropës, Superkupa e Spanjës dhe dy tituj Botërorë për klube.

Related posts

“MË MORE ME SHKELMA”/ Mesfushori Vidal dhe Suarez “sqarohen” pas ndeshjes për “Copa America” (VIDEO)

Delo.autor

ÇËSHTJA “ANTIDOPING”/ WADA rishikon listën e substancave të ndaluara, kanabis pritet të marrë “dritën jeshile”

Delo.autor

Reshje të dendura shiu në Gjirokastër, por shikoni çfarë bëjnë tifozët e Partizanit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment