Champions League Futboll Sport

ELIMINIMI I MILAN NGA CHAMPIONS/ Gazetari i njohur italian: Me 40 vjeçar dhe Messias, ku do shkosh?

Një vlerësim i fortë, pa filtra, ai i gazetarit dhe kryeredaktorit të Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni për eliminimin e Milanit nga Champions League.

Nga rubrikat e gazetës së tij, komentoi pas humbjes së kuqezinjve ndaj Liverpool: “Në mbrëmjen kyçe, Pioli duhej të hiqte dorë nga shumë titullarë, por është po aq e vërtetë edhe që edhe Klopp, për të cilin nuk janë kurrë Krishtlindje, kishte dërguar një Liverpool me zgjedhje të dyta në fushë, aq sa në fund hoqi edhe Salah, Mané dhe Origi…

Shkurt dua të them se me dyzet vjeçarët (Ibrahimovic) dhe Messias në Champions League është e vështirë”

Sakaq, Junior Messias foli sot për MilanTV duke u ndalur te paraqitjet në Champions, eliminimi, por edhe dëmtimet që ndikuan në pjesën e tij të parë të sezonit, por edhe për ndeshjen e planifikuar kundër Udineses:

“Ishim pak të trishtuar pas humbjes sepse është një kompeticion i rëndësishëm dhe donim të vazhdonim. Megjithatë, tani duhet të ngremë kokën dhe të vëmë bast gjithçka për kampionatin.

Ishte një përvojë e mrekullueshme, luajta kundër dy skuadrave vërtet të forta, të cilat arritën në Ligën e Kampionëve. Kjo është diçka që do ta mbaj gjithmonë me vete.

Dëmtimet, pas vonesës në përgatitjen fizike dhe atletike, më vonuan të kthehem, por stafi më ka ndihmuar shumë.

Skuadrat e tjera kundër Milanit luajnë ndeshjet e jetës, ndaj duhet të mendojmë të luajmë si gjithmonë, duke kërkuar fitoren”

Related posts

U TRANSFORMUA TEK UNITED/ Cristiano Ronaldo punëson një ekip truprojash për siguri 24-orëshe

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo zbraz dollapin në dhomën e zhveshjes dhe njofton shokët e skuadrës për…

Delo.autor

E FUNDIT/ CONTE nuk bie dakord për pagën, REALI ka gati trajnerin e përkohshëm (EMRI)

Isa.Autor

Leave a Comment