Futboll Seria A Sport

BARAZIMI ME EMPOLIN/ Gattuso: Nuk jemi ekip i shkëlqyer, po na mungon…

nnaro Gattuso e ka pranuar se Milani i tij nuk janë ekip i shkëlqyer, pasi nuk e përfunduan epilogun e ndeshjes më herët shkaku i mos efikasitetit.

Rossonerët ende kanë edhe një ndeshje për të luajtur kundër Genoas, por fakti mbetet se ata kanë vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshje deri më tani.

Mbi të gjitha, ata nuk kanë mbajtur asnjëherë portën e paprekur dhe kanë humbur shtatë pikë nga avantazhi, më shumë se çdo skuadër tjetër në ligë këtë sezon.

“Ne krijuam shumë shanse në pjesën e parë dhe të dytë dhe mund të ndodhë një gabim, edhe nëse ishte shumë i kushtueshëm”, ka thënë fillimisht Gatusso për Sky Sport Italia.

“Problemi që kemi është përfundimi i ndeshjeve, sepse kemi bërë shumë mirë edhe pa një lojtar të rëndësishëm si Gonzalo Higuain, kështu që Fabio Borini duhej të përshtatej”.

“Shpresojmë ta kemi Higuainin përsëri të dielën kundër Sassuolos. Nuk është serioze, por mjekët do ta vlerësojnë situatën e tij nesër”.

“Edhe njëherë ne jemi këtu duke folur për një rezultat të pafat, por ne duhet të shikojmë përpara dhe të punojmë për të përfunduar sa më mirë”.

“Nuk jemi një ekip i shkëlqyer dhe nuk jemi efikas. Duhet të rritemi, të zvogëlojmë disa gabime dhe të punojmë shumë. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu si sot, atëherë herët a vonë do të vijnë rezultatet”, përfundoi italiani.

Related posts

SUPERSFIDA/ Chelsea-Manchester United, historia favorizon “Blutë”

Isa.Autor

Kërkon 30% rritje page, mbrojtësi i Flamurtarit mban “peng” vlonjatët

Sadik.Autor

VIDAL DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Ja skuadra gjigante e Serie A që dëshiron në verë

Delo.autor

Leave a Comment