Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Tirana mposht Kastriotin dhe nis arratinë në krye

Tirana ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Bardheblutë kanë mundur në “Air Albania Stadium” Kastriotin me rezultatin 3-0. Protagonist absolut i kësaj sfide ishte Taulant Seferi me dy gola.

Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët patën raste të pafundme për të shënuar. Mungesa e saktësisë dhe pritjet spektakolare të portierit të Kastriotit, Sali i mohuan goleadën kryeqytetasve.

Ndeshje u zhbllokua në minutën e 22 me Taulant   Seferin, i cili realizoi me një goditje nga jashtë zone. Ishte përsëri ai që dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kastrioti rriti ritmin e lojës duke krijuar disa raste, por pa mundur të shënojë. Për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Majkëll Ngo. Sulmuesi i Tiranës shënoi pas një pasimi shumë të bukur brenda zone dhe me të majtën e tij e çoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore Tirana shkëputet në vendin e parë në kampionat me 27 pikë, kurse Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë.

Related posts

GRABITJE ME SHOTGAN DHE HANXHAR/ Përfundojnë në spital dy vëllezërit e futbollistëve së kombëtares (FOTO)

Delo.autor

“GLADIATORI”/ BERISHA menjëherë protagonist te Lacio, ja vlerësimi që i bëjnë në Itali

Isa.Autor

SERIE A/ Ancelotti te Napoli? Në Itali e bëjnë të kryer!

Sadik.Autor

Leave a Comment