Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I KEQ I SUPERIORES/ Java ku spikatën emrat e sulmit, zhgënjime mes kampionëve

Ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë Superiore kanë nxjerrë në pah disa emra të cilët kanë bërë diferencën me lojën e tyre duke ndihmuar skuadrat drejt rezultateve të rëndësishme. Sidomos ata të fazës ofensive që kanë bërë shumë mirë me skuadrat përkatëse.

Kështu, në formacionin ideal të përzgjedhur nga “Panorama Sport” rezultojnë futbollistë si Basha e Milunoviç te Kukësi, Ibraimi te Dinamo apo edhe Da Silva i Vllanzisë me Carën e Partizanit të cilët shënuan gola shumë të rëndë.

Por ka edhe lojtarë që zhgënjyen, me Zarubicën e Laçit që nuk ishte në formën e tij më të mirë, apo edhe treshen e Teutës kampione, Aleksi-Selmani-Xhekson, që meritoi një vend në formacionin më të dobët.

Padyshim fitorja ndaj kampionëve bën Ilir Dajën trajnerin e javës dhe për fat të keq, Edi Martini largohet nga Teuta si trajneri me vlerësimin më negativ të javës së 10 në Superiore.

Related posts

ÇMIMET E BILETAVE TË KOMBËTARES/ Zyrtari i FSHF-së: Futbolli nuk është për hallexhinj…

Delo.autor

RRËFEHET GRIEZMAN/ Nuk flija dot gjumë gjatë kohës që mora ofertë nga ekipi i…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ross Brawn: Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës

Delo.autor

Leave a Comment