Futboll Sport

U RRIT TEK INTERI/ Rei Manaj e nis nga stoli përballë së shkuarës… zikaltër

Rei Manaj do e nisë nga stoli ndeshjen e sotme ndaj Interit, ish-skuadrës së tij. Milano ka qenë për shumë kohë shtëpia e tij dhe në “Apiano Xhentile” lushnjari ka hedhur hapat e parë, atëherë kur në moshën 18-vjeçare vendosej nën urdhrat e Roberto Mançinit.

Në vetëm një sezon te zikaltrit sulmuesi luajti 6 ndeshje dhe pas këtij sezoni erdhën edhe huazimet e transferimi përfundimtar te Barcelona, pas të cilëve u rikthye përsëri në Itali.

Këtë herë me fanellën e Specias, Manaj do të ketë një përballje me të shkuarën e tij, atë të shkuar që e lançoi në arenën europiane.

24-vjeçari po shpreson që Tiago Mota t’i japë një mundësi për të ndëshkuar zikaltrit dhe prej kësaj të fitojë besimin e trajnerit për të qenë një nga titullarët për pjesën e mbetur të huazimit të tij te ligurianët.

Related posts

TIRANA “ARRATISET”/ Fiton dhe shkëputet nga Kukësi, bardheblutë mposhtin Flamurtarin

F.autor

PËRFITONTE NGA NGJASHMËRIA ME PIRLON/ 48-vjeçari mashtronte pronarët e dyqaneve

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Arsenal-PSG: Anglezët kalojnë në avantazh me një SUPER GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment