Futboll Seria A Sport

“FUTBOLLI ËSHTË NË RREZIK”/ Gasperini “TËRBOHET” pas humbjes me Romën: Anuluan autogol (VIDEO)

Roma arriti të siguronte një fitore magjike ditën e sotme në Bergamo, ku të besuarit e Zhoze Murinjos triumfuan me shifrat 1–4. Në minutën e 68, Atalantës iu mohua një gol, që sipas gjyqtarit Masimiliano Irrati, pas një konsulte me VAR-in, u konsiderua si pozicion i parregullt.

Goli i anuluar për të barazuar sfidën dhe për t’i dërguar shifrat në 2-2 duket se e ka bërë trajnerin Gasperini të turfullojë ndaj arbitrave duke thënë: “Pres një shpjegim për golin e anuluar. Palomino nuk e preku topin, Ishte autogol i Kristantes. Nëse Palomino prek topin, atëherë ai është pozicion jashtë loje, në të kundërt jo. Ishim gati ta nisnim lojën 2-2 dhe Roma ndoshta do të fitonte sërish, por ky është një episod tjetër. Ky vendim rrezikon autoritetin e futbollit.”

Por tekniku 63-vjeçar nuk e mbyll me kaq dhe bën gjithashtu një thirrje drejt gjyqtarëve: “Ejani dhe shpjegoni dhe flisni si unë. Ne e dimë që ishte një gabim, diçka që nuk qëndron. Për çfarë po flasim? Nuk ka pasur një verifikim në fushë nga arbitri. Por kujdes, se nëse ky gol anulohet për shkak të pozicionit të parregullt të Palominos, atëherë ky vendim duhet të respekteohet dhe të zbatohet edhe në të ardhmen”, ishte paralajmërimi i tij.

Related posts

Prapaskenat/ Pogba: Ja pse refuzova Realin për United

Q.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare firmos në Serinë A për 7.2 milionë euro

Delo.autor

NDESHJA ME BOLOGNAN NË “SAN SIRO”/ Nëse nuk kualifikohet në Champions, ja çfarë i pret yllit të “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment