Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja si festuan lojtarët e Juventusit pas humbjes në Madrid (FOTO)

Mbreti i thashethemeve, Fabrizio Corona, ka zbuluar një prapaskenë në  lidhje me lojtarët e Juventus në faqen e tij “Corona Magazine”.

“Pa kaluar një javë nga humbja 2-0 e pësuar në Madrid, – ka shkruar ai, – lojtarët e Juventus kanë organizuar një festë private në Starhotel Majestic të Torinos, në të cilën janë ftuar pothuajse 60 femra nga gjithë Italia, kryesisht modele, siç mund të shihet nga postimet e tyre të bëra në Instagram”.

“Ato kanë kaluar të gjithë natën në të njëjtin hotel me lojtarët dhe në një moment të caktuar të mbrëmjes nuk kanë bërë më asnjë postim në  rrjetet sociale. Në mëngjes janë kthyer në qytetet nga kishin ardhur pasi kanë konsumuar mëngjesin”.

“Në festë kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët e Juventus-it, me përjashtim të Barzagli-t dhe Bernardeschi-t. Edhe Cristiano Ronaldo, i cili duket se është përshtatur shumë mirë në Itali, ka qenë i pranishëm. Vajzat janë ftuar nga një organizator i njohur festash roman, të cilit nuk do t’ia përmendim emrin për arsye që mund të kuptohen”, përfundon shkrimi i Corona-s.

Related posts

Mkhitaryan “thumbon” United: Mezi po pres të luaj futboll sulmues tek Arsenal

Q.Autor

FOTOLAJM/ Kush është portieri që i shpëtoi jetën kosovarit në plazhin e Velipojës?

F.autor

FLET TRAJNERI I CHELSEAS/ Sarri: Ja kush janë tre futbollistët më të mirë italianë

Isa.Autor

Leave a Comment