Futboll Premier League Sport

GERRARD RIKTHEHET NË “ANFIELD”/ Klopp: Do ta lejojmë të festojë, një ditë do të më zërë vendin…

Në Liverpul këtë javë nuk flitet për asgjë tjetër, veçse për rikthimin e Stiven Xherrardit si kundërshtar. Për herë të parë, kapiteni legjendar i “Reds”-ave do të vijë si trajner kundërshtar që prej lamtumirës së tij nga “Anfield Road” në vitin 2015.

Por trajneri i Aston Vilës do të mundohet t’i parkojë emocionet dhe do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë të skuadrës nga Birmingemi që kur ai ka marrë drejtimin e saj. “Villains” kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet me teknikun e ri në stol.

Megjithatë, Klop do të kërkojë të barazojë rekordin e klubit (31 ndeshje radhazi që shënon) dhe një fitore do të kalonte kuotën e 500 pikëve për teknikun gjerman në Premier Ligë. Klop, i cili i dha ish-mesfushorit rolin e tij të parë si trajner në akademinë e Liverpulit, beson se 41-vjeçari do ta zëvendësojë një ditë në stol. “Sigurisht që një ditë do të jetë në këtë stol.

Problemi është se ku dhe kur është momenti i duhur për këtë? Lampard te Censi është një histori e ngjashme. Stivi po bën një punë shumë të mirë për momentin”, tha Klop, duke u munduar të vendoset nën lëkurën e ishkapitenit: “Rikthimi i tij është një histori e mrekullueshme. Nuk mund ta imagjinoj se si po ndihet. Ai ndoshta nuk ka asnjë ide se si do të ndihet kur të shkelë në stadium.

Unë kisha një rrugë të ngjashme në vizitën time të parë në Mainc kur isha në stolin e Dortmundit. Është e çuditshme, por unë e menaxhova dhe mendoj se edhe Stivi do ta bëjë”.

Pastaj nuk mungojnë batutat e zakonshme të tij: “Unë nuk kam dëgjuar kurrë një fjalë negative për Xherrardin që kur kam qenë këtu. E kam takuar, ai është një djalë i shkëlqyer, por do të vijë këtu për të fituar. Në fillim dhe në fund të ndeshjes do të shtrëngojmë duart, por mes këtyre dy shtrëngimeve gazi do të jetë deri në fund.

Më kujtohet kur Dortmundi shënoi në Mainc, unë harrova gjithçka për historinë time atje. Po festoja si i çmendur, kështu që ai ka lejen për ta bërë këtë gjithashtu, por unë shpresoj të mos ketë arsye për të festuar. ‘Anfield’ do t’i sigurojë pritjen më të ngrohtë të mundshme në botë, sepse ai e meriton.

Por, në 90 minuta, i duam të gjithë tifozët pas nesh. Pas ndeshjes së fundit që Aston Vila fitoi me Lestërin unë i dërgova një mesazh ku i thashë: ‘Aspak keq! Shihemi!’, por nuk kemi folur”.

Related posts

Real Madrid-Sociedad, miqtë kanë humbur tetë të fundit në “Bernabeu” 30 me 8

Q.Autor

HIDHET SHORTI I 1/8 TË “FA CUP”/ Do të kemi një përballje gjigantësh, ja kur do të luhen ndeshjet

Delo.autor

NDARJA ME WANDA NARA-N/ Zbulohet një prapaskenë në Argjentinë, ja kërcënimi që Icardi i ka bërë PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment