Futboll Sport

U SHTY PËR SHKAK TË COVID-19/ UEFA merr vendimin zyrtar për ndeshjen Tottenham-Reins. Ekipi e Contes rrezikon…

Tashmë është zyrtare, Totenhem-Ren, ndeshje e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës, e cila u anulua për shkak të infektimeve të shumta të skuadrës londineze me COVID-19 nuk do të zhvillohet asnjëherë si sfidë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur UEFA, duke bërë thënë se pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur të gjendej një datë e dobishme për të zhvilluar ndeshjen.

Sfida ishte vendimtare për fatin e grupit dhe për këtë arsye çështja do të trajtohet nga komisioni disiplinor i UEFA-s.

Skuadra e Antonio Kontes tashmë rrezikon shumë, ku me shumë mundësi do të eliminohen nga kompeticioni dhe një humbje në tavolinë me rezultatin 3-0.

Ren ishte kualifikuar për fazën tjetër dhe i sigurt për vendin e parë, Totenhem do të detyrohej të fitonte për të kaluar Viteshen në vendin e dytë. Spurs-at janë në rrezik serioz për t’i thënë lamtumirë Europës.

Rregullorja përcakton se “nëse nuk është e mundur të ricaktohet ndeshja, klubi që nuk mund ta luajë ndeshjen do të mbajë përgjegjësi për këtë dhe ndeshja do të shpallet nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s për humbjen në tavolinë”.

Related posts

“ËSHTË MOMENTI QË EKIPI TË RINGRIHET”/ Flet mesfushori Telushi: Duhet të shohim përpara…

Delo.autor

Kritika e legjendës gjermane: Juventus nuk e fiton dot Championsin po s’u largua Buffon

Q.Autor

AVENTURA E ANCELOTTI-T TEK REAL MADRID FILLON ME NJË KËRCËNIM/ Ish-ylli Valdano: Po dështoi…

Delo.autor

Leave a Comment