Futboll Premier League Sport

GOLASHËNUESIT/ As Kane, as Gerrard. “Boxing Day” njeh vetëm një mbret

“Boxing Day” është një ditë jo shumë e zakonshme për futbollin në Angli. Është në fakt një ditë e veçantë ku festa dhe futbolli bashkohen në një, duke i dhënë një ngjyrë krejt të veçantë festës së Krishtlindjeve në ishull.

Teksa të gjithë kanë “shqyer” pakot e dhuratave – nga këtu vjen dhe emri i vetë “Boxing Day” – janë gati për t’u ulur përpara TV për të shijuar magjinë e futbollit në Premier. Sigurisht që një gol në “Boxing Day” është një kënaqësi e veçantë për çdo lojtar. Më poshtë janë renditur lojtarët që kanë shënuar më shumë gjatë kësaj dite.

Lista kryesohet nga ish-sulmuesi i kombëtares angleze dhe i Liverpulit, Robi Fauler. Në karrierën e tij ka luajtur 10 takime gjatë “Boxing Day” duke shënuar plot 9 gola.

Pra, është ai mbreti i kësaj dite të veçantë në futbollin në ishull. Por, e veçanta qëndron në faktin se pjesa më e madhe e golave të tij janë shënuar jo me fanellën e Liverpulit, por me atë të Lidsit, 4 ku përmendet tripleta e vitit 2001 kundër Boltonit. Me Liverpulin ka shënuar 3 herë dhe dy gola me fanellën e Mançester Sitit.

Pas tij vjen Herri Kejn me vetëm një gol më pak, por të realizuar në vetëm 6 ndeshje. Në vendin e tretë vjen irlandezi Robi Kin me 8 gola në “Boxing Day”, të ndara; 1 me Koventrin, 5 me Totenhemin dhe 2 me Liverpulin.

Tetë gola për “Boxing Day” regjistron edhe golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit anglez, Alen Shirer, por të shënuara në 11 ndeshje, 4 prej të cilëve me Njukasëllin dhe 4 me Blekbërnin.

Në këtë listë të veçantë nuk mungojnë as emra të tjerë të mëdhenj si Tierri Henri, Frenk Lampard, Stivën Xherrard e me radhë.

Related posts

VIDEO/ Juventus i ‘llahtarshëm’, Khedira 2 gola për 3 minuta

Q.Autor

GODITI ME GRUSHT TIFOZIN NË TRIBUNË/ Neymar mund ta pësojë keq (VIDEO)

Delo.autor

NUK I NDAHET TERSI/ Goditje për Dinamon, titullari i bluve pëson një dëmtim të rëndë në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment