Bundesliga Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS/ Ja ideja e “çmendur” e Bayern për Bonuccin

Për Bajernin ka ardhur koha të mendojë për lojtarët e rinj që do t’i bashkohen skuadrës. Teksa Borusia është treguar shumë aktive në merkaton e verës, duke transferuar disa lojtarë cilësorë, te bavarezët situata ka qenë më e vrenjtur.

bonuci

Pas largimit të Mats Humels te rivalët e Dortmundit dhe një largim të mundshëm të Zherom Boateng në javët e ardhshëm, zërat për një lojtar të ri në repartin defensiv janë shtuar ndjeshëm.

Ashtu siç shkruan “Calciomercato”, Leonardo Bonuçi është një kandidat i mundshëm për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë. 32-vjeçari italian ka një karrierë të pasur, teksa është shpallur lojtari më i mirë në Seria A në 2016 dhe ka fituar 8 herë kampionatin në Itali.

DE LIGT HAP RRUGËN

Transferimi i mundshëm Matias de Ligt te Juventusi ka bërë që Bonuçi të mendohet seriozisht për të gjetur një skuadër të re. Pas shatë vitesh me “Zonjën e Vjetër”, Bonuçi u transferua për një sezon te Milani dhe më pas u kthye sërish te bardhezinjtë. Tani duket se lojtari po planifikon një tjetër lëvizje nga Torino.

matijs de ligt

Përveç Bajernit të Mynihut, interes për 32-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadra si Reali i Madridit dhe Mançester Siti. Klauzola e tij vlerësohet rreth 50-60 milionë dollarë ose 45-50 milionë euro. “Corrierre dello Sport” shkruan se bavarezët kanë shfaqur interes që në 2018 për qendërmbrojtësin italian.

PAGUAJNË HUMELS DHE BOATENG

Nëse Bajerni do të jetë i gatshëm të paguajë një shumë kaq të madhe për një mbrojtës 32-vjeçar, kjo mbetet për t’u parë. Por, paratë për të sigurisht që nuk mungojnë, pasi klubi gjerman ka përfituar plot 30.5 milionë euro nga shitja e Mats Humels, shifër që së bashku me bonuset shkon në 38 milionë euro.

Humels

Ndërkohë që një largim i Zherom Boateng do të sillte në Mynih jo më pak se 20 milionë euro. Kjo është shumë që “transfermarkt” vlerëson mbrojtësin gjerman. Nuk kanë munguar ofertat në drejtim të lojtarit, i cili shpeshherë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Premier Ligë. Junajtid dhe Siti janë një destinacion i mundshëm, edhe pse nuk përjashtohet një transferim në Gjermani te rivalët e Borusia së Dortmundit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ EVERTON/ Solskjaer nuk e mban dot inatin: Na ngritën kurth që të dështonim

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Anchelotti me rrogë të “çmendur” te ekipi i ri

Delo.autor

VENDOSI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFFORD”/ Pogba zgjedh mes Juventusit dhe “Los Blancos”, ja ku zbarkon

Delo.autor

Leave a Comment