Futboll Seria A Sport

I DEL KUNDËR BUFFON-IT/ Ish-mesfushori i Juventusit: Ronaldo ka derdhur gjak në fushë

Ish-mesfushorit të Juventusit, Alesio Takinardit, nuk i kanë pëlqyer fjalët e Bufonit, i cili tha se me Kristiano Ronaldon në skuadër “Zonja” humbi ADN-në e grupit.

“Më bënë habi këto fjalë. Mund të jetë që Ronaldo ta ketë zbehur shpirtin e grupit, por ai ka derdhur gjithnjë gjak në fushë. Ndoshta duhet t’i bëhej të kuptonte shpirtin e Juves dhe është e vetmja e metë që sinjalizoi Bufon. Ndoshta sot te Juve ka më pak futbollistë të mëdhenj, por me më shumë personalitet”, tha Takinardi gjatë një interviste për “TMW Radio”.

Kapelo tha se rikthimi i Alegrit ishte një gabim dhe se ai duhej të kishte shkuar te Reali…
E di që refuzoi, por unë do të kisha shkuar. Për mendimin tim, ai nuk mendonte se do të gjente një skuadër kaq të ndryshme nga ajo që kishte lënë. Për mua Reali do të kishte qenë një eksperiencë e bukur jetësore dhe do të përballej me një tjetër futboll.

Çfarë note i vini Alegrit?
Unë i vendos një notë të ulët, 6. Sepse në një moment krize, ku shumë trajnerë mund të kishin rënë, ai tregoi që i kishte atributet dhe gjithçka i rrëshqiti sipër.

Cili trajner e meriton notën më të lartë?
Inzagi, të cilit i vendos 9. Bëri diçka të shkëlqyer. Është shumë inteligjent, përfitoi nga puna që i kishte lënë Konte. Ishte i zoti, i përulur dhe i kujdesshëm duke hyrë me majat e gishtërinjve.

Cili është formacioni juaj më i mirë i këtij fundviti 2021?
Zgjedh një 3-5-2 me Sheznin në portë, De Ligtin, Kulibalin, Tomorin, Kuadradon, Teo Hernandezin, Brozoviçin, Barelën, Fratezin, Zapatën dhe Vlahoviçin. Dhe natyrisht trajner të kësaj skuadre zgjedh Simone Inzagin.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Ishte duke mbetur 1 vit pushim për shkak të Gattuso-s, Fonseca gati të emërohet në Turqi

Delo.autor

Gigi Buffon: Kam frikë të tërhiqem

Sadik.Autor

ÇUNA MOS E HUMBISNI/ Modelja gjermane zbarkon në “W Series”, duket SEKSI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment