Futboll Seria A Sport

KARIKON TIFOZËT/ Blerja e re e Milanit: Unë do ta nxjerr ekipin nga kriza

Kriza e Milanit mund të ketë një rrugëdalje dhe ai është sulmuesi brazilian Lucas Paqueta, që nga janari do të jetë zyrtarisht një lojtar i kuqezinjve. Sulmuesi 21-vjeçar ka zbritur sot në fushë në stadiumin “Maracana” në një ndeshje “show” mes yjeve të futbollit brazilian. Duke folur për të ardhmen e tij, ai tha: “Falënderoj Kakà për mundësinë që më dha për të luajtur me Milanin, duke më ndihmuar që të transferohem aty. Ai është idhulli im”.

Kam qenë në Milano, kalova disa ditë duke u përpjekur që të ambientohem. Fillimi mund të jetë i vështirë, por shpresoj që kjo fazë tranzicioni të kalojë shpejt. Unë shpresoj të përshtatem sa më shpejt me lojën e trajnerit Gattuso dhe të ndihmoj ekipin në këtë moment të vështirë që po kalon. Unë besoj se do të arrij të tregoj aftësitë e mia si futbollist dhe së bashku do ta kalojmë këtë krizë”, u shpreh Lucas Paqueta, blerja e re e Milanit.

Related posts

Laçi nuk ia del me 10 lojtarë/ Teuta thyen kurbinasit dhe nderon Shkëmbin

Isa.Autor

LEGJENDA E ITALISË SHOKON/ CONTE i trajtonte KEQ lojtarët e tij tek CHELSEA

Isa.Autor

E ÇUDITSHME/ Mesfushori Wilshere rrëfen dramën: Si t’ia shpjegoj djalit që nuk më do asnjë ekip

Delo.autor

Leave a Comment