Futboll Premier League Sport

I HUMBI QENI 2 VITE MË PARË/ Gjykata detyron Sturridge t’i paguajë 30 mijë dollarë atij që ia gjeti

Daniel Starrixh është bërë protagonist i një ngjarje shumë të rrallë. Ish-sulmuesi i përfaqësueses angleze, është detyruar nga një gjykatë në Los Anxhelos që të paguajë 30 mijë dollarë te personi i cili i gjeti qenin e humbur.

Në vitin 2019, pas një grabitje në shtëpinë e tij, Starrixh bëri të ditur se nga banesa ishte zhdukur edhe qeni Luçi. Ai bëri thirrje në rrjetet sociale asokohe se ishte gati të paguante 30 mijë dollarë për personin që do të sillte përsëri qenin në shtëpinë e tij dhe të nesërmen, muzikanti Foster Uashington, i gjeti qenin.

Sipas Uashington, ai nuk ka marrë kurrë një cent nga Starrixh ndaj e ka denoncuar, duke kërkuar që të respektojë deklaratën e bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe së fundmi, një gjykatë në SHBA e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë urdhrin që Starrixh të paguajë personin që i gjeti qenin.

Vetë Starrixh iu drejtua përsëri rrjeteve sociale duke deklaruar se personit i cili i kishte sjellë qenin përsëri, i kishte dhënë një shpërblim. “Kam video, audio dhe foto të asaj dite.  Kam prova për gjithçka”, shkruante sot sulmuesi në rrjetet sociale. Starrixh është larguar nga Europa gjatë vitit të fundit dhe tashmë është pjesë e skuadrës së Përth Glori në Australi.

Related posts

PRITET TË THËRRITET NGA PËRFAQËSUESJA E ITALISË/ Reagon vëllai i Balotellit: Tregoju se sa i uritur je

Delo.autor

LICENSA E TRAJNIMIT “UEFA PRO”/ vetëm ish-lojtari i Interit e mundi Andrea Pirlon

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani nuk ia del, eliminohet nga Besëlidhja. Festojnë Vllaznia, Tirana dhe Teuta

Delo.autor

Leave a Comment