Futboll La Liga Sport

“CRUIJFF MË KËRKOI TË MERRJA ME SHKELMA XAVI-N”/ Trashorras dhe Kolegji i Barçës: Dhe sa qante Iniesta…

Golat nuk ka qenë kurrë pika e tij më e fortë, por kur duhej të përdorte fizikun, të ndiqet topat dhe kaviljet nuk është tërhequr kurrë mbrapa. Pak vite më parë, Roberto Trashorras i ka thënë lamtumirë futbollit, pas një të kaluare te të rinjtë e Barcelona-s dhe shtatë sezonesh me Rayo Vallecano.

Ish-mesfushori ka ripërshkuar gjithë karrierën e tij në programin Idolos: nga netët në krah të Andres Iniesta te miqësia me Carles Puyol e deri tek hera kur Johan Cruijff e urdhëroi të mbulonte Xavi Hernandez, në një mënyrë shumë të ngushtë!

INIESTA DHE PUYOL – Trashorras është rritur me një grup kampionësh të ardhshëm, të cilët janë bërë të mëdhenj pasi kanë kaluar vështirësitë. Ish-mesfushori i Rayo-s nuk i ka harruar netët me një Iniesta shumë të ri:

“Unë dhe Andres kemi ndarë krevatin dhe mbaj mend se ka vuajtur shumë në fëmijëri. Unë isha 14 vjeç, ai 11. Mbaj mend net të kaluara duke qarë njëri përkrah tjetrit”.

Në atë kohë, Iniesta kishte nevojë për një ndihmë, ndërsa ishte komplet ndryshe Puyol, sipas fjalëve të Trashorras: “Carles ishte një pikë referimi. Kishte kaluar më shumë kohë se ne në La Masia dhe fiziku i tij ishte i fuqishëm që në atë kohë”. Megjithatë, Barcelona në atë kohë ishte kryesisht Johan Cruijff.

CRUJIFF DHE XAVI – Trashorras nuk e ka harruar herën kur Profeti i Golit e ka urdhëruar të mbulonte një djalosh me të ardhme të madhe: “Ishte një ndeshje stërvitore dhe Cruijff po na vëzhgonte. Papritur një trajner më ka thënë: ‘Johan nuk do të të shikojë si sulmues, do të të shikojë si mbrojtës, numri katër i Barçës, dhe që të mbulosh gjashtën e skuadrës tjetër’. E kam bërë, e kam marrë më shkelma ngado, më pas i kam dhënë dorën dhe ai më ka thënë ‘kënaqësi, jam Xavi Hernandez’”.

Trashorras nuk ka gjetur vend ashkë me ata fenomenë të vegjël te Barça në fillimin e 2000, por mund t’u rrëfejë të gjithëve sesi shkelmat e tij kanë kontribuar në formimin e një legjende të blaugranave. Dhe nëse sot Xavi është në drejtim të Barcelona-s, ndoshta është edhe meritë e tij…

Related posts

PO KALON PERIUDHË TË MIRË TE BARCELONA/ Mesfushori hap derën e kthimit në Bundesligë

Isa.Autor

Arsenali i gatshëm ta shesë një mbrojtësin për 56 milionë euro

Q.Autor

NËNA SHQIPTARE DHE BABAI SERB/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

Delo.autor

Leave a Comment