Futboll Seria A Sport

I PËRGJIGJET AGJENTIT RAIOLA/ Allegri: De Ligt? Hapi i ri i tij, goli kundër Cagliarit

Konferenca e fundit për shtyp e vitit në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit në vështirësi ekstreme, pas 4-0 shumë të rëndë ndaj Udinese. Juve e Allegrit dëshiron ta mbyllë vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke iu dhënë vazhdimësi rezultateve dhe paraqitjeve.

“Është ndeshje delikate, sepse ka festa, të gjithë po përgatisin dhuratat. E vetmja gjë e rëndësishme është ndeshja e nesërme, – tha trajneri i Juventusit, – sepse Cagliari është një ekip që nuk e meriton renditjen që ka për nga vlerat teknike.

Nëse marrim sulmuesit, janë lojtarë që mendoj se janë ndër më të mirët në skuadrat nga vendi i 10-të e poshtë. Nëse mendojmë se nesër është një ndeshje e lehtë, e kemi gabim. Nuk mund të përballojmë një tjetër gabim në shtëpi.

Do të kem në dispozicion të njëjtët lojtarë nga Bologna. De Sciglio dhe Bentancur janë mirë, Cuadradon do ta vlerësoj nesër në mëngjes. Locatelli ka luajtur shumë ndeshje, Arthur është rikthyer, ndryshimet do të jenë të rëndësishme.

Interi favorit? Nuk u desh shumë kohë për ta kuptuar. Më 28 shkurt mund të themi nëse po luftojmë për katër vendet e para në Serie A. Sezoni i janarit dhe shkurtit kalon nga ndeshja e nesërme, në të kundërt zhbëjmë edhe fitoren e Bologna. Jemi më mirë fizikisht.

Hapi tjetër i De Ligt? – vazhdoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes për Raiola, – do të jetë ndeshja e nesërme, shënimi i një goli. Nuk e kam dëgjuar intervistën. Mund të them vetëm se De Ligt po rritet, ndaj Bologna bëri dy ndërhyrje si mbrojtës i madh. Ai ende mund të rritet si të gjithë lojtarët”.

Related posts

Cavani injoron Champions-in: Ky është trofeu që dua më shumë

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Lazio mendon për të ardhmen, Igli Tare siguron transferojë dy binjakët…

Delo.autor

LËSHON “RRJETËN” NË ITALI/ Florentino Perez kërkon të rrëmbejë talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment