Futboll Sport

ÇFARË FSHIHET PAS KËSAJ? Vinicius bën gjestin e koduar për ditëlindjen e Mbappe

Kylian Mbappé feston sot 23-vjetorin e lindjes dhe shumë personalitete po e urojnë atë përmes rrjeteve sociale. Festës së lojtarit i është bashkuar edhe klubi i tij, PSG, duke kujtuar golat dhe lojërat e tij më të mira. Këtij urimi në faqen zyrtare të klubit, francezi i është përgjigjur me dy zemra me ngjyrat e PSG-së. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë urimi i një lojtari nga… Real Madridi.

Vinicius Junior e ka uruar përmes rrjeteve sociale, me një mesazh në Instagram. “Gëzuar ditëlindjen! Urime yll”, – ka shkruar braziliani, i cili ka shtuar tre “emoji”. Vinicius uron në këtë mënyrë një lojtar me të cilin mesa duket nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe që pas dy muajsh do të jetë rivali i tij i madh në Champions League.

Ky lloj afeksioni me një futbollist nuk është shumë i zakonshëm, por Mbappe mund të jetë partneri i tij nga 1 korriku i ardhshëm. Mbappé dhe Vinicius kanë qenë gjithmonë shumë të dashur me njëri-tjetrin kur vjen puna për të shpërndarë komplimente, prandaj për brazilianin nuk do të ishte problem nëse francezi do të mbërrijë në Madrid sezonin e ardhshëm.

Related posts

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ SPANJËS/ Sulmuesi Chiesa: Bukur të sfidoj Moratën, por dua edhe një fitore për…

Delo.autor

MOMENT I SIKLETSHËM/ Barcelona bëhet gazi i botës, grabitet dy herë në pak kohë (FOTO)

Delo.autor

“PA NJERËZIT NUK KA KUPTIM TË LUAJMË”/ Tifozët e klubit të njohur italian kërkojnë mbylljen e kampionatit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment