Futboll Ligue 1 Sport

I THUR ELOZHE MESFUSHORIT DHE ZBULON PLANIN/ Pochettino: Vetëm kështu fitohet Champions-i

Paris Saint-Germain ka mundur 4-1 Club Brugge në ndeshjen e fundit të grupit të Champions League dhe ka siguruar vendin e dytë mbrapa Manchester City-t.

Një fitore e rëndësishëm për skuadrën e Mauricio Pochettino-s, i cili i ka thurur elozhe kryesisht Marco Verratti-t pas ndeshjes. Italiani është kthyer titullar pas dëmtimit të pësuar në javët e kaluara.

“Jam i gëzuar për Marco-n. Ka ardhur me vonesë, pas Europianit, më pas është dëmtuar. Por është një lojtar i rëndësishëm për ne. Kontrollon ritmin e lojës dhe  di sa ta ndryshojë ndeshjen”, ka thënë Pochettino për RMC.

Për Champions, grupin e zhvilluar dhe vazhdimin e kompeticionit:

“Do të kishim dashur të dilnim të parët, por kemi barazuar në Bruge dhe në Leipzig. Këto rezultate nuk na kanë lejuar të dilnim të parët. Ka pak zhgënjim në këtë aspekt, por duhet t’u japim meritat kundërshtarëve.

“Gjithsesi, për të fituar Champions-in duhet të mundim të gjitha skuadrat që do të na dalin përpara”.

Related posts

SHKËLQEN NË KUPËN E RUSISË/ Bernard Berisha hero, i jep kualifikimin Akhmat Groznit me 10 lojtarë

Delo.autor

Messi kërkon largimin e Digne, e zëvendëson me objektivin e Real Madrid

Q.Autor

RAST UNIK NË SPANJË/ Motër dhe vëlla debutojnë tek Barcelona (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment