Futboll Sport

SHKAKTON KONKURENCË MIDIS KLUBEVE/ Barcelona ka nisur negociatat për ”MESSIN E RI”

Vit për vit ndodh që të shfaqet një lojtar që ka ngjashmëri të dukshme me ndonjë nga lojtarët e mëdhenj që janë pjesë e skuadrave të mëdha të futbollit. Kjo shkakton konkurrencë midis klubeve, të cilat bëjnë të pamundurën që lojtari i momentit të jetë pjesë e akademisë së tyre apo edhe e ekipit të parë.

Kanë dalë vazhdimisht lojtarë që etiketohen si “Messi i ri” ose “Maradona i ri”, por në fund të historisë, këta lojtarë nuk i kanë përmbushur premtimet dhe më pas karrierat e tyre kanë qenë ato të një lojtari të zakonshëm. Ajo që përbën ndryshim në këtë rast është se klubi që interesohet për një lojtarë që etiketohet si “Messi i së ardhmes”, nuk është askush tjetër veçse Barcelona, e cila po ndjek hapat e Luka Romeros.

Romero, është një lojtarë i lindur në Meksikë, por pjesa më e madhe e familjes së tij vjen nga Argjentina. Së fundmi, ai u grumbullua me U-17 të Argjentinë-s edhe pse është vetëm 14-vjeç me qëllim për të parë nëse i përmbush kushtet për t’u përfshirë në kategoritë e tyre të moshave. Barcelona tashmë është duke negociuar dhe plani është që ai të shkojë vitin e ardhshëm te katalonasit së bashku me familjen e tij.

Gjithçka po ecën mirë, duke qenë se lojtari ka admirim të veçantë për  yllin argjentinas Lionel Messi, për të cilin thotë se është pikë referimi për lëvizjet e tij dhe se për të është lojtari më i mirë në botë. Aktualisht është pjesë e moshave të Mallorcas, ku ka bërë paraqitje vërtet të jashtëzakonshme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Fakti që në një moshë kaq të re ka arritur të tërheqë vëmendjen e një nga klubeve më të mëdha të botës është një tregues i qartë i talentit që ai ka.

Related posts

SPANJË-GJERMANI/ Të dyja përfaqësueset në “luftë” për vendin e parë në Grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ANA E ERRËT E MICHAEL JORDAN/ Vesi që i shkaktoi telashe të shumta legjendës së basketbollit (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment