Futboll Sport

INVESTIMET E DYSHIMTA/ 500 milionë euro gabime, 9 “dështimet” e Juventusit

Pasi u ristrukturua dhe konsolidoi do minimin kombëtar, në një moment të caktuar, Juventusi shënjestroi objektivin më të rëndësishëm: të nisë sulmin ndaj elitës të futbollit botëror.Për ta bërë këtë, realizoi investime të paprecedentë për një klub italian, e mundur falë rritjes së të ardhurave, nga disponueshmëria e aksionerëve dhe besimi i bankave dhe investitorëve.

Por, duke kthyer kokën pas, investimi i bërë nuk u kthye mbrapsht sipas pritshmërive. Dhe pas tij fshihet një shifër gjigante, gjysmë miliardi euro. Dhe në këtë llogari nuk është përfshirë as Kristiano Ronaldo.

KTHESA HIGUAIN – Ka nga ata që e identifikojnë këtë investim me pikëpyetje me kohën e nisjes së manovrës për të transferuar Kristiano Ronaldon. Por, në të vërtetë, kthesa e vërtetë nga pikëpamja e lëvizjes së investimeve mund të gjurmohet në verën e vitit 2016. Nga kjo merkato Juventusi ndryshon mënyrën e operimit që kishte nisur të adaptohej që prej uljes në poltronin e presidentit të Andrea Anjelit, në vitin 2010.

Nuk ishte rastësi që në 2016-‘17, vlera e skuadrës në bilance kapërceu në 302 milionë nga 186 që kishte qenë në sezonin 2015-‘16. Shitja rekord e Pogbasë te Mançester Junajtidi për 105 milionë euro i nxiti drejtuesit për të ngritur stekën. Dhe erdhi kështu Higuain, duke i paguar Napolit klauzolën (91 milionë euro në total) dhe duke mos i ofruar sulmuesit argjentinas një rrogë kurrë kaq të lartë (7.5 milionë neto nga 4.5 milionë që e kishte Pogba).

PËRJASHTIMI RONALDO – Gonzalo është i pari që bie në sy duke analizuar operacionet e merkatos së 5- vjeçarit të fundit. Është e vërtetë që transferimi i Ronaldos u shoqërua me pritshmëri shumë të larta. Në total operacioni “CR7” kushtoi 277 milionë euro mes vlerës së kartonit, taksave dhe rrogës nga shitja neto te Junajtidi.

Por, prania e portugezit në Torino nuk mund të vlerësohet kaq thatë, vetëm në bazë të shifrave. Sepse prezenca e tij i dhuroi Juves përfitime që shkojnë përtej kuadratit të fushës.

Përveç kësaj, Ronaldo u largua nga Torino pasi shënoi 101 gola në 3 sezone, por gabimet u bënë tjetërkund. Në momentin që drejtuesit patën në dispozicion një artileri kaq të rëndë, disa zgjedhjeve të suksesshme i rënduan objektiva të paarritura dhe operacione të tepërta që nuk e përmirësuan projektin teknik dhe përfunduan duke rënduar llogaritë.

METODA – Për të llogaritur shpenzimet është marrë në konsideratë vlera e transferimeve, komisionet për menaxherët, rrogat bruto të lojtarëve (për lojtarët aktualisht në skuadër është përfshirë e gjithë rroga e këtij sezoni), duke zbritur arkëtimet për huazimet, bonuset apo shitjet. Dhe prandaj Higuain ka kushtuar 122 milionë: 91 për kartonin, 45 për rrogën, 4 për tarifat, minus 18 milionët e arkëtuar nga huazimi te Milani dhe Çelsi në 2018-‘19.

Golat e tij ishin të çmuar për titujt e 2017-ës dhe 2018-ës, por shumë pak për të justifikuar disbursimin. Pas Higuainit është Duglas Kosta, kartoni i të cilit mes huazimit dhe blerjes kushtoi 51 milionë: plus rrogën shkon deri në 87. Në pod gjejmë edhe Arturin, hipervlerësimi prej 72 milionësh i të cilit u ndikua prej shkëmbimit me Pjaniç: duke përfshirë rrogën flasim për 85 milionë.

Pastaj janë “bastet” për talentet e reja. Në rastin e Federiko Bernardeskit dhe Dejan Kulusevskit, blerjet respektive prej 40 dhe 35 milionë eurosh prodhuan sërish një kthim të konsiderueshëm të investimit. Por, duke llogaritur rrogat dhe komisionet, disbursimi i llogaritur është 73 dhe 49 milionë.

PARAMETRAT ZERO– Në kategorinë e parametrave zero që nuk rezultuan një sukses hyjnë Adrien Rabio dhe mbi të gjitha Aron Ramsej. Uellsiani, në të vërtetë kushtoi 9 milionë komisione, plus rrogën, shpenzimi është 44 milionë. Tarifat për francezin kushtuan 29 milionë dhe 1.5 rroga. Pak a shumë si meteori Marko Pjaca, që kushtoi 32 milionë.

Në këtë klasifikim përfshihet edhe Kristian Romero, jo aq shumë për bilancet (10 milionë), por për shkak të skizofrenisë së lëvizjeve në lidhje me një futbollist, i cili nuk e veshi kurrë fanellën bardhezi: i blerë për 28 milionë, duke zbritur më pas 3 milionë bonuset, ai u shit për 15 milionë tek Atalanta, e cila nga ana e saj e shiti menjëherë më pas te Totenhemi për 50 milionë plus bonuset.

Duke i bërë bashkë këta 9 futbollistë, llogaria e shpenzimeve i kalon 500 milionët. Investime plotësisht të gabuara? Jo domosdoshmërish, edhe pse në futboll është gjithnjë e vështirë për të matur kostot e shpenzimeve me paraqitjet sportive.

Por, nuk ka dyshim,që në vitet e fundit, Juventusi, pasi arriti majat më të larta brenda dhe jashtë fushe, ka bërë një seri gabimesh të cilat ndërprenë rrethin virtuoz, duke krijuar një efekt domino mbi konkurrencën dhe ekuilibrin ekonomiko-financiar.

Related posts

SHFAQET PROVOKUESE ME BLEZEN E “NAPOLETANËVE”/ Njihuni me tifozen seksi të Napolit (FOTO)

Delo.autor

ZGJODHI TË LUANTE PËR ITALINË PARA BRAZILIT/ Jorginho tregon arsyen: Këtu më hapën dyert, më përqafuan

Delo.autor

E BUJSHME/ JO VETËM RONALDO: Zidane shumë pranë firmës me Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment