Ekskluzive Futboll Sport

NGA TENISTJA PENG TEK ÇIFTI WANDA-ICARDI/ Skandalet rozë që tronditën futbollin përgjatë 2021

Jemi në fundin e vitit të 2021 dhe është mbyllur faza e parë e sezonit. Ky vit ka qënë me plot dinamika dhe gjarje që ka tronditur botën e sportit me arrestime, skandale, dhunë, ngacmime seksuale por jo vetëm.

AlpeSport.al

Wanda Nara – Icardi

Ylli i PSG, Mauro Icardi dhe modelja argjentinase, Wanda Nara duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Një mesazh i modeles në Insta-Story, tregon qartë se çifti nuk është më bashkë dhe shkak për këtë është bërë trashtia nga sulmuesi argjentinas. “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, është mesazhi  i Wanda, taksa Icardi nuk është më pjesë e ndjekësve të saj. Sipas fansave, Icardi e ka tradhëtuar me aktoren Eugenia Suarez, pasi edhe kjo e fundit nuk është më në listën e ndjekësve të modeles.

Shuai Peng

Më 2 nëntor të këtij viti, pasi publikoi në rrjetet sociale një rrëfim tronditës, ku akuzonte ish-zv.kryeministrin për dhunë seksuale, tenistja kineze Shuai Peng është zhdukur nga skena publike. Hera-herës ajo është shfaqur në publik me një buzëqeshje të shtirur, por lajmet mbi gjendjen e saj janë të pakta e shpesh kontadiktore. Postimi i saj u fshi menjëherë dhe emri i Peng u censurua.

Fali Ramadani

Policia italiane në dy ditët e fundit ka nisur fazën aktive të një hetimi rreth transferimeve të futbollistëve dhe evazionit fiskal me shifra marramendëse. Në epiqendër të kësaj çështje janë transferime të klubeve më të njohura në Itali, të cilat kanë lidhje me emrin e menaxherit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani. Sipas agjencisë “ANSA” shuma për të cilën po hetohet Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij, përllogaritet rreth 60-70 milionë euro, një shifër për të cilën mendohet se është bërë evazion fiskal pas transferimeve apo rinovimeve të futbollistëve në klube të ndryshme. Prokuroria e Milanos po heton menaxherin bashkë me bashkëpunëtorin e tij italian, Pietro Kiodi.

Masimo Ferrero

Guardia di Finanza në Itali arrestoi presidentin e Sampdorias Masimo Ferrero. Në pranga kanë rënë dhe 5 persona të tjerë, mes tyre vajza e Ferreros, nipi i tij dhe shoferi. Ata akuzohen për falimentimin e katër sipërmarrjeve që operonin në fushën e hotelerisë turizmit dhe kinematografisë. Firmat kanë falimentuar 4 vjet më parë. Ish numri një i Sampdorias u transferua në burgun e Milanos, ndërkohë që dha menjëherë dorëheqjen nga drejtimi i klubit. Mediat në Itali raportojnë se vajza e Ferreros dyshohet se ka përfituar përmes mashtrimit 740 mijë euro nga një kompani. Mësohet se të paktën deri tani klubi i futbollit italian nuk është i përfshirë në asnjë çështje që akuzohet drejtuesi më i lartë i saj. Aktualisht drejtimin e klubit e ka marrë drejtori sportiv Alberto Bosco, i cili ka sigurur të gjithë punonjësit që të qëndrojnë të qetë dhe të vijojnë punën normalisht.

Kuinsi Promes

Kuinsi Promes rrezikon tri vite e gjysmë burg. Sulmuesi 29-vjeçar, aktualisht në radhët e rusëve të Spartakut të Moskës, do të dalë në gjykatë, pas akuzës së Prokurorisë Holandeze, lidhur me një tentativë vrasjeje, siç raporton “Telegraaf”. Futbollisti, i cili është ndjekur nga Milani me shumë seriozitet në verën e vitit 2018 dhe 2019, u arrestua në dhjetor të 2020-ës, përpara se të lirohej me kusht disa ditë më vonë, pasi akuzohet se ka tentuar të therë me thikë një prej prestarëve të familjes së tij, në fund të muajit korrik 2020, ndërsa ndodhej në një festë në Abkude, zonë në jug të Amsterdamit. Promes e ka mohuar gjithmonë këtë akuzë, ndonëse faktet duket se janë të pakundërshtueshme dhe tashmë gjykata është e bindur për ta dënuar atë me 24-42 muaj burg. Data e gjyqit nuk është bërë ende e ditur, ndërkohë që nga Rusia klubi i Spartakut të Moskës jo vetëm që ka shfaqur të gjithë mbështetjen ndaj futbollistit të tij, por në të njëjtën kohë derisa ai të thirret në gjykatë, do të vazhdojë të jetë rregullisht në fushën e lojës.

Karim Benzema

Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për skandalin seksual me ish-shokun e skuadrës Mathiu Valbuena në vitin 2015. Vendimi i një gjykate në Versajë që e shpalli Benzemën fajtor në rolin e “bashkëpunëtorit” në këtë aferë i jep fund një sage ligjore që daton që nga viti 2015, ku Benzema u përjashtua nga ekipi kombëtar i Francës për gati gjashtë vjet. Ylli madrilen nuk mori pjesë në gjyqin treditor muajin e kaluar, teksa avokati i tij përmendi disa arsye profesionale si ajo e stërvitjes prag ndeshjes me Barelonën.

Brajan Reina

Ish-futbollisti i Majorkës në kampionatin spanjoll, Brajan Reina është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga autoritetet peruane me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe posedimin të drogës. 23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës peruane Akademia Deportiva që pas skadimit të kontratës me Majorkën në fund të sezonit të shkuar, skuadër ku u aktivizua për 5 vite. Sulmuesi ishte larguar për të njëjtat arsye nga skuadra spanjolle, pasi ishte shumë problematik në sjelljet e tij. Rejna është ndaluar gjatë një kontrolli në makinë, ku gjendej së bashku me një shok të skuadrës. Policia ka dalë me një njoftim ku ka sqaruar të gjithë dinamikën duke bërë pulbike dhe sendet e jashtëligjshme që iu gjendën 23-vjeçarit.

Ndeshja Argjentinë-Brazil

Një bërryl fytyrës ndaj një kundërshtari meriton vetëm karton të kuq. Por për gjyqtarin e ndeshjes Argjentinë-Brazil, Andres Kunja, si dhe asistentin e tij në sallën VAR, Esteban Ostopjiç, nuk kishte një gjë të tillë në dyluftimin mes Nikolas Otamendi të vendasve dhe Rafinja të miqve në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Otamendi goditi dukshëm me bërryl lojtarin brazilian, duke e gjakosur atë. Gjyqtari kryesor nuk i nxori të kuqin, por gjithsesi kërkoi ndihmën e VAR që nuk sinjalizoi të kuq për futbollistin gjithashtu, Një ngjarje skandaloze, që nuk ka kaluar pa pasoja, pasi CONMEBOL, ka vendosur që t’i pezullojë pa afat të dy gjyqtarët uruguaianë.

Jack Grealish

Jack Grealish nuk ka udhëtuar me përfaqësuesen e Anglisë drejt San Marinos për ndeshjen e fundit në grup. Zyrtarisht, Federata Angleze ka raportuar se bëhet fjalë për një dëmtim që ai pësoi në ndeshjen ndaj kuqezinjve, por ndërkohë, në mediat britanike në ditën pas duelit është bërë publike një histori për jetën sentimentale të futbollistit. “The Sun” ka bërë të ditur se lojtari, duke qenë në një lidhje prej vitesh me Sasha Atvud, ka nisur një miqësi “të veçantë” me aktoren Emili Atak. Të dy kanë shkëmbyer vazhdimisht mesazhe e telefonata dhe së fundmi janë takuar disa herë, edhe në hotel gjatë një grumbullimi me Mançester Sitin, si dhe në shtëpinë e saj në Londër. Tabloidi raporton se tashmë për Grilish, ka ardhur koha të zgjedhë mes të dashurës që njeh që në moshë të vogël dhe aktores britanike, meqë historia është bërë publike dhe të dyja kërkojnë të dinë të ardhmen në çift.

Usman Nurmagomedov (kushëriri i Khabib Nurmagomedov)

Usman Nurmagomedov, kushëriri i Khabib Nurmagomedov, ish-kampionit të botës në artet marciale mikse, ka përfunduar në burg. Sipsa mediave ruse, mësohet se Usman është arrestuar bashkë me mikun e tij Kamal Idrisov, teksa ishin duke udhëtuar me makinë në Rusi. Ata kanë goditur me makinën e tyre një polic gjatë një postoblloku në aeroportin e Kaspiysk, në Dagestan dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia i ka ndjekur dhe të dy kanë përfunduar pas hekurave.

Ndeshja Lazio-Roma 

Racizmi tashmë është një fenomen shumë i përhapur në futboll. Drejtuesit më të lartë të këtij sporti shpesh vendosin masa drastike ndaj tifozëve, por dhe ndaj klubeve. Gjithsesi kjo nuk ka shuar rastet e racizmit, ku Roma dhe Lacio janë skuadrat e fundit që janë akuzuar për racizëm. Gjatë ndeshjes së djeshme me Bodo/Glimt, ku Roma u mund me rezultatin e thellë 6-1, një tifoz romanist u shoqërua jashtë stadiumit përshkak të thirrjeve raciste ndaj kundërshtarëve. I njëjti incident ka ndodhur dhe në sfidën midis Lacios dhe Marsejës, ku këta të fundit kanë raportuar për thirrje raciste nga ana e tifozëve lacialë.

Dirk Zingler

Një natë frike për presidentin e Union Berlin, Dirk Zingler, i cili u sulmua së bashku me persona të tjerë në një lokal të Roterdamit nga një tifoz i Feyenoord. Dy skuadrat do të përballen sonte në “Conference League”. Presidenti i klubit gjerman ishte në mesin e një grupi drejtuesish kur u sulmua. Njëri nga njerëzit që ndodhej me të përfundoi në spital. Policia e Roterdamit arrestoi një 25-vjeçar, i cili, së bashku me një grup njerëzish, hodhën karrige dhe objekte të tjera.

NBA

18 ish-basketbollistë të NBA-së janë arrestuar nga policia federale në Amerikë pas akuzave për mashtrim ku mendohet se kanë përvetësuar 4 milionë dollarë. Grupi vepronte sëbashku duke shfrytëzuar progarmin e Përfitimit të Mirëqënies dhe Shëndetit në NBA duke mashtruar me letra që falsifikoheshin për të përvetësuar miliona dollarë. Të arrestuarit janë: Terence Uilliams, Alan Anderson, Antoni Alen, Shanon Braun, Uilliam Bunami, Ronald Glen “Big Baby” Davis, Kristofer Dagllas-Roberts, Melvin Eli, Jamario Mun, Darius Miles, Milton Palasio, Ruben Paterson, Edi Robinson, Gregori Smith, Sebastian Telfir, Çarles Uatson, Antoine Rajt dhe Antoni Uroten.

Yves Bisouma

Nuk kanë fund skandalet për ngacmim seksual, me protagonistë futbollistë të njohur të Premier Ligës. I akuzuari i radhës është lojtari i Brajtonit, Yves Bisouma, teksa së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video nga momenti i arrestimit, mëngjesin e sotme. Raportohet se futbollist i cili aktivizohet në Premier Ligë është arrestuar për sulm seksual në një klub nate. Nga raportimet e policisë mësohet se 25-vjeçari ishte nën shoqërinë e një personi rreth të 40-ve, kur sulmoi seksualisht një femër në klub nate.

Benxhamin Mendi

Mbrojtësi i Mançester Sitit dhe Francës, Benxhamin Mendi, është akuzuar nga një person tjetër për përdhunim. Kjo është akuza e shtatë që hidhet ndaj 27-vjeçarit francez, ngjarje që mendohet se kanë ndodhur midis tetorit të 2020 deri në gusht të 2021. Benxhamin Mendi së bashku me të pandehurin tjetër, Luis Saha Maturi (40 vjeç), akuzohen për gjashtë përdhunime dhe një sulmi seksual. Të dy ata do të dalin përpara gjykatës në datën 24 janar 2022. 27-vjeçari është mbajtur në paraburgim në Liverpul që nga 26 gushti i këtij viti, pasi u akuzua për katër përdhunime dhe një sulm seksual dhe tre përdhunime të tjera të denoncuara më vonë. Të gjitha këto shkelje dyshohen se janë kryer në shtëpinë e tij në Çishajr.

Related posts

E BUJSHME/ Po “ngroh” stolin tek Napoli, agjenti i HYASAJT: Nisim tratativat me…

Isa.Autor

I RRITUR NË SUEDI/ Rrëfehet Elmando Gjini, i riu që e krahasojnë me Bonucci-n dhe që shembull ka Van Dijk

F.autor

Perin, objektiv i Juves, Genoa kërkon 20 milionë euro për “xhevairin” italian

Sadik.Autor

Leave a Comment