Futboll Kategoria Superiore Sport

ISHTE PJESË E “FORMACIONIT TË VITIT”/ Reagon Asani: I nderuar. Këtë çmim i’a dedikoj…

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e FSHF-së ku u ndanë dhe vlerësimet për vitin 2021. Në formacionin e vitit ishte pjesë edhe Jasir Asani i cili aktualisht aktivizohet me Kisvardën në Hungari, por që sezonin e kaluar spikati me paraqitjet e tij me skuadrën e Partizanit.

Me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, Asani ka shkruar se është i nderuar që bën pjesë në formacionin e vitit për sezonin 2020/2021:

“Faleminderit të gjithëve për këtë çmim të rëndësishëm. Nder për mua të jem në formacionin e sezonit 2020-2021.

Këtë çmim, dua t’ia dedikoj fillimisht familjes sime dhe më pas të gjithë tifozëve të kuq sepse ju më keni mbështetur në çdo moment, në fitore dhe në vështirësi.

Falenderoj klubin e Partizanit për mundësinë e dhënë dhe i uroj shumë suksese në të ardhmen.”, shkroi Asani.

Related posts

LARGIMI NGA NAPOLI/ Elseid Hysaj shijon pushimet në Miami. Poston FOTON…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pjesët e para mbyllen me rrjeta të paprekura

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Presidenti i klubit të Superligës ofron për futbollistët…

Delo.autor

Leave a Comment