Sport Të tjera

“AUSTRALIAN OPEN”/ Pozitivë e të dëmtuar, disa nga tenistët “big” rrezikojnë “Grand Slam”

Situata në prag të grand slam të Australian Open, që nis më 17 janar në Melbirn, është ende kaotike, pasi mjaft tenistë “big” rrezikojnë të mos luajnë. Duke nisur nga Novak Djokovic, i pavaksinuar dhe ende nuk ka vendosur nëse do të mbrojë titullin e fituar një vit më parë.

Gjithsesi, orët e fundit në dilemë janë edhe disa të tjerë, si rusi Andrey Rublev. Ai ka konfirmuar se është infektuar me Covid-19, ashtu sikurse edhe kanadezi Denis Shapovalov. Ata kanë nisur një garë me kohën, me shpresën për t’u shëruar sa më shpejt dhe të udhëtojnë për në Melburn.

Pozitiv është edhe francezi Benoit Paire, që gjithashtu ndodhet në karantinë si dhe tuniziania Ons Jabeur (numri 10 në botë). Ai që ka konfirmuar mungesën e tij është austriaku Dominir Thiem, i dëmtuar ashtu sikurse kanadezi Milos Raonic e zviceranët Roger Federer e Stanislas Wawrinka.

Related posts

U TËRHOQËN NGA FUTBOLLI/ Futbollistët e Kombëtares që nisën rrugën si TRAJNER. Nga Salihi tek Bushi

Delo.autor

E KRYER/ Interi i bën dhuratë Inzaghit para finales së CHL, 25 milionë euro për sulmuesin e Marseille

F.autor

GLADIATORI SHQIPTAR/ Kërkoi falje për SHQIPONJËN, Zvicra e bën KAPITEN XHAKËN

Isa.Autor

Leave a Comment