Futboll Sport

JEP ALARMIN/ Mjeku i njohur: Ja çfarë do të ndodhë me lojtarët nëse s’ndryshon mentaliteti

Presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekëve të Futbollit, Enrico Castellacci, i është bashkuar alarmit të dhënë nga trajnerë të ndryshëm të botës së futbollit në lidhje me kalendarin e ngjeshur dhe sforcimet e shumë që kërkohen nga lojtarët në këtë periudhë, edhe duke marrë parasysh emergjencën e krijuar nga pandemia.

“Thirrja e Guardiola-s për shëndetin e futbollistëve? Ky është një refren që përsëritet, ne mjekët e futbollit kemi muaj që themi të njëjtën gjë”, ka thënë Castellacci për Radio Rai.

“Mund të bëhen të gjitha thirrjet e botës, por ne shikojmë që ndeshjet shtohen gjithmonë e më shumë. Fiziku i lojtarëve nuk mund ta përballojë dhe dëmtimet shtohen. Ose ndryshon mentaliteti ose duhet të shtohet numri i lojtarëve në ekip, por e dimë se trajnerët aktivizojnë gjithmonë më të fortët”.

Related posts

RUSI 2018/ Lopetegui: Ky lojtar është “bekim” për kombëtaren e Spanjës

Sadik.Autor

SHKATËRROI ZVICRËN ME TRI PERLA/ Ronaldo theu edhe tabunë 30-mujore

F.autor

ARBITRI I BËN “BALTË”/ Barcelona ngre krye: A po përdoret VAR si duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment