Futboll Kategoria Superiore Sport

REZULTATET NEGATIVE/ Daja e mbyll me Partizanin, klubi pritet të bëjë zyrtarizimin e divorcit

Trajneri Ilir Daja nuk do të jetë më në krye te Partizanit!

Burime të Panorama Sport pranë klubit te kuq bëjnë me dije se janë ndarë rrugët mes teknikut dhe 16 herë kampionëve! Ai e kishte paralajmëruar largimin e tij menjëherë pas humbjes në derbi!

Gjatë orëve në vazhdim pritet njoftimi zyrtar i klubit!

Në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Kategorisë Superiore, skuadra kryeqytetase ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Aventura e teknikut 55-vjeçar në krye të pankinës së “demave” zgjati 16 muaj, ku detyrën e trajnerit e mori në gushtin e vitit 2020.

Përveç Partizanit, Daja gjithashtu ka stërvitur dhe skuadra si Skënderbeu, ekip që e dërgoi deri në grupet e Europa Ligës, Flamurtarit, Tiranës, Besës dhe Dinamos.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E PENALLTISË NDAJ HIGUAIN/ Portieri i Juventusit: CR7 më tha që të…

Delo.autor

Festa e shqiptarëve tërbon mediat serbe: FIFA të marrë masa, na kanë provokuar (FOTO)

Sadik.Autor

KOSOVA BËHET E FRIKSHME/ I bashkohet lojtari që stërvitet nga GUARDIOLA

Isa.Autor

Leave a Comment