Futboll Sport

Marco Borriello: “Vdekja e Astorit ma ndryshoi jetën, tani e shijoi atë më shumë”

Marco Borriello ka zbuluar se vdekja e papritur e Davide Astorit ia ka ndryshuar jetën atij, duke theksuar se tani e shijon jetën më shumë duke e ditur se pavarësisht parave vdekjes nuk i dihet.

Kapiteni i Fiorentinës vdiq në gjumë në hotelin e skuadrës së tij një natë para ndeshjes ndaj Udineses në Serie A. Ai ishte vetëm 31-vjeçar.

“Dicka ndodhi që i goditi të gjithë lojtarët dhe kjo ishte vdekja e Astorit”, tha Boriello për Rai 1.

“Në varrimin e Davides, dëgjova fjalët e kardinalit, i cili shumë herë tha se mund të fitosh shumë para dhe të jesh i suksesshëm, por nga një moment në tjetrin, mund të mos ekzistosh më. Prandaj, kam nisur ta shijoj jetën më shumë dhe ta marrë atë më pak seriozisht. Fatkeqësisht Davide ka ikur nga kjo botë, por mendoj se na ka mësuar shumë”, shtoi ai.

Borriello e ka nisur një përvojë të re në Spanjë me UD Ibiza.

Related posts

Oblak alarmon Liverpoolin e PSG-në

Sadik.Autor

SHEH SHPËRTHIMIN E YLLIT TË UNITED/ Phil Neville: Ai është lojtari më i mirë në klub, kur luan…

Delo.autor

PARTIZANI NDRYSHON PËR “EUROPA LEAGUE”/ Ja me kë ndeshet në rast kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol

F.autor

Leave a Comment