Futboll Ligue 1 Sport

“KAM EKSPERIENCË”/ Keylor Navas mbush 35 vjeç dhe paralajmëron Donnarumma-n

Keylor ka festuar këtë të mërkurë 35 vite dhe Paris Saint-Germain e ka intervistuar në kanalet zyrtare të klubit.

Portieri nga Kosta Rika ka folur edhe për konkurrencën me Gianluigi Donnarumma.

“Kam eksperiencë, arrij të ruaj qetësinë dhe kam vetëm një ide në kokë: të ndihmoj skuadrën. Dua gjithmonë të përmirësohem, mendoj të punoj”, ka thënë Navas.

Objektivat për pjesën tjetër të sezonit:

“Të fitoj. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme: të fitoj, vetëm të fitoj. Është e vetmja gjë që kam në mendje. Dua të vazhdoj kështu. Dua ta luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, të ndihmoj skuadrën, të fitoj tituj dhe të vazhdoj të shkruaj historinë”.

Related posts

“U NISA NË ITALI ME 180 EURO NË XHEP…”/ Ish e dashura e Borielos nuk i mban dot lotët kur flet për të shkuarën

Delo.autor

ITALI-GJERMANI, PËRBALLJA E LEGJENDAVE/ Këta janë “azurrët” që do luajnë kundër “pancerave”

F.autor

REAL MADRID MES DËMTIMEVE DHE COVID-19/ Zidane: Moment delikat para sfidës me Valencia

Delo.autor

Leave a Comment