Futboll Sport

PUBLIKOHET LISTA E GJERMANISË/ Low rikthen bavarezët: I mirëpres kritikat

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fundit të vitit. Në një intervistë për faqen zyrtare të federatës, Lëv shpjegoi edhe arsyen se përse i dha mundësi debutimi Filip Maksit dhe Feliks Udokait.

Po u afrohemi tri ndeshjeve të fundit për këtë vit të vështirë. Çfarë keni në mendje?
Këto kohë jam marrë me shumë gjëra, mendja ime ka qenë plot, jo vetëm në aspektin profesional. Kemi mundësi ta mbyllim mirë një vit që ka qenë me ulje-ngritje. Mund të fitojmë ende eksperiencë, çka do të na ndihmonte në ecurinë e skuadrës. Jam i lumtur që futbolli nuk u ndal më duke parë edhe situatën që po kalojmë. Mund të kishte shkuar më keq, por fatmirësisht mund të vazhdojmë të luajmë dhe t’u dhurojmë tifozëve kënaqësinë për të parë një ndeshje.

Si jeni përballur me kritikat për faktin që nuk keni grumbulluar lojtarët më të mirë?
I mirëpres kritikat dhe reflektoj mbi to. Unë jam trajner dhe kam përgjegjësitë e mia. Çfarë është mirë për lojtarët? Kush është në formën më të mirë? Çfarë mund të ofrojë për skuadrën? Këto janë gjëra me të cilat më duhet të merrem, por njerëzit nga jashtë shohin vetëm gjërat sipërfaqësore. Europiani do të vijë shumë shpejt dhe për këtë na duhen lojtarë të freskët dhe jo të lodhur nga një sezon i gjatë. Ndaj, shumë herë grumbulloj lojtarë të ndryshëm që mendoj që janë të aftë për të luajtur me ne. Të gjithë ata që po bëjnë mirë meritojnë një shans me kombëtaren.

Si e shihni skuadrën në qershor, mund të bëni një parashikim?
Një skuadër duhet të ketë vazhdimësi, mekanizmat dhe sigurinë për të luajtur në një turne të madh siç është Europiani. Për momentin nuk jemi në 100% të këtyre fazave që përmenda, por jemi duke punuar fort për të arritur në maksimum dhe ashtu si çdo proces zhvillimi, edhe ky kërkon kohën e tij. Megjithatë, jam optimist që do të jemi gati dhe them se do të shkojmë larg.

Maks dhe Uduokai do të jenë për herë të parë në skuadër, u besoni atyre?
Sigurisht, nuk thërrasim askënd në skuadër nëse nuk do t’i besonim. I kam ndjekur me vëmendje këta lojtarë dhe mendoj që kanë merituar të provojnë shansin e tyre. Ndaj Turqisë dhe Çekisë do të kemi mundësi të provojmë gjëra të reja. Për fat të mirë, jemi kualifikuar dhe mund të shfrytëzojmë këto ndeshje për të ndryshuar dhe përmirësuar disa nga gjërat që nuk kanë shkuar mirë në të shkuarën.

LISTA E GJERMANISË

PORTIERË
Manuel Nojer Bajern
Bernd Leno Arsenal
Kevin Trap Frankfurt
Oliver Bauman Hofenhaim

MBROJTËS
Tilo Kehler PSG
Matias Ginter
Gladbah
Robin Gësens Lids
Marsel Halstenberg Lajpcig
Benjamin Henriks Lajpcig
Robin Koh Lids
Antonio Rydiger Çelsi
Niko Shulc Dortmund
Niklas Shtark Herta B.
Xhonatan Tah Leverkusen
Filip Maks PSV
Feliks Uduokhai Augsburg

MESFUSHOR
Nadiem Armiri Leverkusen
Mahmud Dahud Dortmund
Leon Gorecka Bajern
Joshua Kimish Bajern
Ilkai Gyndoan M. Siti
Jonas Hofman Gldbah
Tonis Kros R. Madrid

SULMUES
Serge Gnabri Bajern
Leroi Sane Bajern
Florian Nojhaus Gladbah
Lukas Valdshmid Benfika
Timo Verner Çelsi

Related posts

JURGEN KLINSMANN MUND TË KTHEHET NË BUNDESLIGË/ Ja ku i flitet emri të shkojë

Isa.Autor

AS RONALDO E AS BERNARDESCHI/ Capello zgjedh: Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte…

Delo.autor

KËRKON TË “BLINDOJË” MBROJTJEN/ Milan gati 20 milionë euro për mbrojtësin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment