Futboll Sport

“KAM FOLUR MË SHUMË ME CALHANOGLU SE ME GRUAN E TIJ”/ Inzaghi: Barella do jetë flamuri i Interit

Simone Inzagi, pavarësisht rrotacioneve të shpeshta nuk e ka pasur asnjëherë të lehtë të zgjedhë mes lojtarëve të tij tek Interi. Këtë herë ama nuk i është dashur të vendosë për formacionin, por nga “La Gazzetta dello Sport” përballë i janë vendosur fotografitë e futbollistëve zikaltër, për të cilët tekniku ka dhënë komentin e tij.

BARELA – “Barela është një lojtar i shkëlqyer, por më shumë akoma është një djalë me shumë virtyte, që e tregon edhe rinovimi i kontratës së tij. Do të jetë flamuri i këtij Interi sepse duket sa shumë e ndjen fanellën.

Është gjithmonë i gatshëm për të gjithë, për të gjithë ne të stafit. Jam shumë i lumtur që kam fatin ta stërvit”.

DIMARKO – “Unë preferoj ta quaj Dimash, ashtu si i thërrasin shokët. Kisha shumë kuriozitet për ta njohur dhe ka qenë një lehtësim për mua kur zbulova sa i mirë është.

Është shumë teknik e inteligjent dhe duket në fushë pasi e kupton lojën dhe pozicionin që i jep në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas meje do të bëjë shumë mirë edhe në të ardhmen sepse është nga ata lojtarë që janë multifunksionalë”.

DUMFRIS – “Është shumë me fat që ka në skuadër një si De Vraji që e ka ndihmuar shumë të përshtatet. Pastaj në si staf bëjmë maksimumin tonë që ai të rritet çdo ditë e më shumë.

Duhet të vazhdojë kështu duke mos harruar që kemi një tjetër lojtar si Darmiani në atë pozicion që ka qenë fantastik javët e para”.

PERISIÇ – “E Kam hasur shpesh si kundërshtar gjatë gjithë këtyre viteve dhe gjithmonë më ka bërë përshtypje sa i mirë ishte. Pastaj erdhi momenti të ishte lojtari im dhe ishte një zbulim i këndshëm.

Më habit më shumë gatishmëria dhe përulësia që ka, sepse është një kampion që ka fituar shumë gjatë karrierës. Është gjithmonë gati dhe është parë gjatë fazës së parë, kur me nivelin që tregoi më befasoi edhe mua”.

LAUTARO – “Është një lojtar i kompletuar dhe e ndjen përgjegjësinë që ka. E di që është një nga liderët e këtij Interi dhe me 11 golat e tij në fazën e parë ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Është nga ata që jep gjithçka në fushë, acarohet kur e zëvendësoj ose kur nuk luan titullar.

Kur është në fushë gjithmonë i thërras “demi” ose Lauti edhe pse në fillim e quaja Lauto. Pastaj kuptova që ishte më simpatike t’i thërrisja Lauti (qesh)”.

XHEKO – “Jua kam treguar që kur më pyetën për emrin që doja të zëvendësonte Lukakun, më janë dashur më pak se 5 minuta për të thënë emrin e Edinit.

E njihja mirë sepse e kam ndeshur shumë shpesh si kundërshtar në derbin me Romën kur drejtoja Lacion dhe mund t’ju them vetëm se është një ndër më të fortët e kampionatit”.

ÇALHANOGLU – “Është futbollisti tek i cili na shkoi mendja si mua dhe drejtuesve sapo ndodhi ajo që ndodhi me Eriksenin.

Mbaj mend që isha me pushime tri ditë me familjen dhe disa miq të mitë dhe kam kaluar më shumë kohë duke folur në telefon me Hakanin sesa me familjarët e mi, por në ato momente e doja atë sepse ishte ideali për mënyrën si e shikoj unë futbollin dhe për Interin që kisha unë në kokën time.

Edhe pse ka cilësi dhe sasi, normalisht që edhe atij iu desh kohë të përshtatej, por forca e këtij Interi është grupi. Ka gjetur një grup në dhomat e zhveshjes që e ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Related posts

Merret vendimi/ “MESSI” do të jetë markë veshjesh sportive, argjentinasi do të bëhet miliarder…

Sadik.Autor

SKANDALET NUK KANË FUND/ Ikardi dhe Vanda Nara sërish në telashe, denoncohen për…

Delo.autor

FYREJE RACISTE NË DREJTIM TË “DARDANËVE”/ Politikani gjerman i bën apel UEFA-s: Dënoni bullgarët…

Delo.autor

Leave a Comment