Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STATISTIKAT/ Uzuni i papërmbajtshëm, ja sa kanë shënuar bomberat kuqezi në 2021

Në përfundim të vitit 2021, “Panorama Sport” ka menduar të ndajë me lexuesit disa statistika të sulmueseve të Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë kanë tundur rrjetat kudo, nga Anglia në Poloni, Hungari apo Turqi, duke u bërë protagonistë nëpër skuadrat e tyre përkatëse.

Këto statistika përmbledhin se sa gola kanë shënuar gjatë gjithë vitit kalendarik, në të gjitha kompeticionet, qofshin në kampionat, Kupë, Europë apo ndeshje me ekipin kombëtar. Listën e kryeson sulmuesi nga Berati, Myrto Uzuni, i cili po luan sezonin e tij të dytë në Hungari me Ferencvaroshin, ku sa vjen dhe po bën ngjitje në karrierën e tij.

Në total, Uzuni ka shënuar 34 gola në 56 ndeshje dhe është aktualisht edhe sulmuesi që ka luajtur më shumë në vitin 2021. 26-vjeçari ka vendosur edhe një rekord pasi ka shënuar në çdo kompeticion të mundshëm: kampionat, Kupën e Hungarisë, kualifikueset e Ligës së kampioneve, në Ligën e Europës, si edhe në ndeshjet e Kombëtares.

Ndërsa pas tij renditen të tre sulmuesit e tjerë me një numër të njëjtë golash. Sokol Cikalleshi, Armando Broja dhe Rei Manaj kanë shënuar nga 15 gola secili gjatë gjithë vitit 2021. Cikalleshi që aktivizohet në Turqi ka realizuar 13 gola për Koniasporin dhe dy me Kombëtaren, në 53 ndeshje gjithsej, ndërsa Broja, po me 15 gola, i ka shënuar gjashtë për Sauthemptonin, gjashtë për Viteshen në Olandë dhe 3 për ekipin kombëtar në 46 takime në total.

Vazhdojmë me Manajn, i cili mban të njëjtin numër golash. 24- vjeçari ka realizuar në 38 ndeshje: 12 gola për Barcelonën B, 1 gol me Specian në Serinë A, si edhe dy me Kombëtaren.

Pas tyre vjen Ernest Muçi, i afruar së fundmi në ekipi përfaqësues A, ku gjatë këtij viti ka shënuar në total 8 gola në 47 ndeshje që ka zbritur në fushë. 20-vjeçari ka tundur pesë herë rrjetën me Legian në Poloni, një herë me Tiranën në Superiore dhe dy herë me Kombëtaren U-21.

Sulmuesi i fundit në listë është Bekim Balaj, që aktivizohet në Rusi dhe gjatë këtij viti nuk ka arritur ta gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës në 35 ndeshje. Në gjysmën e sezonit të kaluar kishte një minutazh jashtëzakonisht të paktë, ndërsa tani është titullar te Nizhni Novgorod në Premier Ligën ruse.

Related posts

PLAS TEK ARSENALI/ Një fjalë e vetme e EMERY për OZIL po çmend ANGLINË

Isa.Autor

Real dhe PSG vënë në vështirësi Beckham: Gruaja ime…

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Arsenali ka gati ofertën për yllin e “Zonjës së Vjetër”, ja detajet dhe emri…

Delo.autor

Leave a Comment