Futboll Seria A Sport

“KATËR MË TË MIRAT LUFTOJNË PËR TITULLIN”/ Ventura: Ja pse Juventus është jashtë garës

Në Serinë A po zhvillohet një luftë e ndezur për titullin.

Në harkun e pakë javëve, beteja për kreun ka parë katër skuadra të ndërrojnë vendet dhe të luftojnë për kreun.

Sot është Inter-i që kryeson, i ndjekur nga Milan, Atalanta dhe Napoli. Pikërisht në lidhje me sfidën për titull në Itali ka folur edhe ish-trajneri i Italisë, Giampiero Ventura.

“Katër skuadrat më të mira po luftojnë për titullin”, ka thënë Ventura në një intervistë të dhënë për Radio Bruno.

“Mungon Juventus në këtë grup sepse në këtë sezon ka një ekip më inferior për sa i takon cilësisë, pa harruar mungesën e 30 golave që i garantonte Cristiano Ronaldo.

“I bëj komplimentet e mia këtyre të katërtave që e bëjnë kampionatin më tërheqës dhe të pasigurt pas hegjemonisë të sezoneve të kaluar”.

Kujtojmë se Inter kryeson renditjen me 40 pikë, e ndjekur nga Milan, Atalanta dhe Napoli respektivisht me 39, 37 dhe 36.

Related posts

DËNIMI ME 10 VITE JASHTË EVROPËS/ Reagon klubi i Skëndërbeut: Themi me siguri se…

F.autor

REALI NUK BIND/ Benzema dhe Courtois janë heronjtë e galaktikëve, Isco kthehet në çështje

Isa.Autor

ARMANDO BROJA NË TESTIN “MILAN”/ Zbulohen shanset për akordin me sulmuesin e Shqipërisë

F.autor

Leave a Comment