Futboll Sport

FITOI SUPERKUPËN/ Trajneri SHEHI: Skënderbeu NUK VDES kollaj, BREGU është…

Trajneri më i ri i Superiores, tashmë edhe fitimtar, Orges Shehi, deklaroi pas fitores së Superkupës ndaj Laçit, se Skënderbeu nuk vdes lehtë, dhe tashmë do vazhdojë për të fituar trofe.

Morali i ngritur me një trofe…

Sigurisht, të gjithë e kemi vlerësuar. E kemi thënë që është trofe, dhe e nisim aty ku e lamë. E mbyllëm me Kupën, dhe e nisim me Superkupën. Çunat treguan që Skënderbeu nuk vdes kollaj.

Si e përgatitët ndeshjen para?

Sigurisht që vështirësi ka. Para 1 muaji isha në fushë, kam shumë rrugë, por falë ndihmësve, ma bëjnë shumë më të thjeshtë.

Bregu, do jetë mrekullia e kësaj skuadre?

Ai është një vlerë e shtuar e jona. E kemi mirëpritur, dhe shpresoj të japë atë që ka dhënë atje ku ka qenë. Edhe shumë të rinj të tjerë kanë pak minuta në këmbë, por do marrin besimin për të ecur përpara.

Related posts

“PARAJA NGRE UJIN NË QIELL”/ Manchester City “BLEN” edhe trenin (VIDEO)

Isa.Autor

Mungon vetëm zyrtarizimi/ Igli Tare gjen zëvendësuesin e Ciro Immobiles

Isa.Autor

“KAM GABUAR”/ Wayne Rooney i kërkon falje familjes dhe klubit të Derby pas skandalit me dy biondet

Delo.autor

Leave a Comment