Futboll Sport

KËRKON PËRFORCIME/ Marotta është një magjistar i merkatos, por edhe ai ka disa skelete në dollap…

Kur bëhet fjalë për merkaton, Inter-i i beson Beppe Marotta-s.

Megjithatë, edhe pse ka ndërtuar skuadra fituese, edhe një magjistar si ai ka bërë disa gabime…

Një nga këto gabime/dështime ka qenë Lazaro, i blerë për 24 milionë euro, por që nuk është aktivizuar pothuajse kurrë nga Conte dhe më pas është dërguar te Newcastle në huazim me shpresën që të blihet përfundimisht.

Por edhe te bardhezinjtë gjërat nuk kanë shkuar mirë dhe austriaku është kthyer në Milano. Më pas e ka marrë Borussia Monchengladbach, por as gjermanët nuk e kanë mbajtur. Tani është  bërë tentativa e tretë te Benfica…

Një tjetër është Isla.

Mesfushori është marrë bashkë me Asamoah për 14 milionë euro në total, të paguara në dy këste, 9.5 dhe 4.5. Nuk ka shkëlqyer në asnjë moment dhe kur dukej se do të shpërthente, është ndalur nga probleme fizike. Aventura e tij te bardhezinjtë ka zgjatur dy vite, më pas ka shkuar në Londër te QPR.

Profeti ka qenë goditja e papritur në verën e 2015-ës, i paguar 15 milionë euro pasi Inter e ka hequr qafe. Dukej një nga operacionet e shumta që do të shpërblenin bardhezinjtë, por Hernandez ka dështuar. Ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve dhe është larguar pas 18 muajsh nga Torino.

Duke qëndruar tek ish-lojtarë të Inter-it,dhe eLucio nuk ka qenë një operacion i goditur. Mbrojtësi i Triplete-s së zikaltërve ka zbarkuar në Torino. Në 2012-ën ka bërë 147 kilometra drejt Torino-s, por zgjedhja ka lënë për të dëshiruar. E kishte dhënë më të mirën e tij në Milano. Ka zgjattur vetëm gjashtë muaj dhe më pas është larguar. Gjithçka me kosto zero.

I marrë në huazim nga Arsenal, danezi nuk ka arritur ta bindë ë në asnjë moment Conte-n dhe është kthyer në një nga dështimet historike të Juventus-it. Shumë pak ndeshje dhe një dëmtim që kushtëzon qëndrimin e tij në Torino.. Lordi Bendtner përfundon shumë shpejt në vendin e fundit të hierarkive të trajnerit, i cili ka kërkuar një sulmues tjetër.

Në janarin e 2013-ës, Marotta ka marrë Anelka. Francezi vinte nga një muaj i ndaluar dhe nga kampionati kinez. Me pak fjalë, jo në formë shumë të mirë. Ka debutuar kundër Roma-s pa lënë gjurmë dhe më pas shihet përsëri në fushë në ndeshjen e fundit të kampionatit. Ish-sulmuesi, gjithsesi, është kthyer në një hajmali për Zonjën. Sa herë që ka qenë në stol, Juventus ka fituar gjithmonë.

Me atë flokë biondë, vrapin e lehtë dhe teknikën e madhe, duket se do të ishte pasardhësi natyral i Nedved. Megjithatë, Krasic e ka humbur rrugën pas një fillimi shumë të mirë. Problemi i tij? vrapon gjithmonë drejt dhe bëhet i parashikueshëm nëse nuk ka hapësira. Është larguar pasi janë shpenzuar 15 milionë euro për ta marrë.

Ndoshta dështimi historik i Marotta-s.

Martinez, sulmues i Catania-s, është blerë nga Catani në 2010-ën dhe mund të thuhet se është operacioni më i keq i drejtuesit aktual të Inter-it.

12 milionë euro për kartonin dhe 6 vite kontratë për lojtarin. Një sezon absolutisht anonim dhe 20 ndeshje pa asnjë gol. Aq sa mjafton për ta larguar në huazim dhe situata është tërhequr zvarrë për gjashtë vite pa gjetur asnjë zgjidhje, deri në momentin që kontrata ka skaduar.

Related posts

“DEJA VU” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli-PSG, Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË NDËR MË TË KËRKUARIT NË MERKATO/ Ja klubi që lutet për shitjen e Lautaro Martinez nga Interi

Delo.autor

ZYRTARE/ Merr fund dilema: Shpëtim DURO prezantohet te skuadra kampione

Isa.Autor

Leave a Comment