Futboll Seria A Sport

ASKUSH SI ALLEGRI/ Vjen edhe një çmim: Tani dua vetëm KËTË trofe PRESTIGJOZ

Massimiliano Allegri është mbreti i trajnerëve në Itali, sepse sot ka fituar Stolin e Artë 2018, duke u konfirmuar si trajneri më i mirë Serisë A, pas çmimit të fituar vitin e shkuar. Është hera e katërt në karrierë që trajneri kampion i Italisë fiton këtë çmim, duke qenë trajneri më fitues në historinë e çmimit, që është fituar 3 herë nga Fabio Capello e Antonio Conte.

Në vendin e dytë, pas Allegrit, u renditën Maurizio Sarri e Simone Inzaghi me pikë të barabarta.

Pas çmimit të marrë, Allegri foli për synimin e tij real: “Objektivi është të fitojmë titullin e tetë rresht, por mbi të gjithë këtë të bekuar Champions, të shohim a do kemi pak fat. RFëndësi ka të kuptojmë në çfarë kushtesh do jemi në mars. Në 4 vitet e fundit kemi luajtur dy finale, por kemi hasur dy ekipet më të mira në botë.

“Nëse këtë vit na ecën pak, mund t’ia dalim, por në Champions nuk mund të gabosh, niveli i cilësisë është rritur, shumë skuadra janë të afta të fitojnë. Rëndësi ka të jemi në maksimumin e formës në mars. Jemi rritur si klub, edhe tifozët janë rritur, por nuk më pëlqeu që pas humbjes ndaj Manchester United jashtë stadiumit ishin të gjithë të kënaqur. Titulli kampion? Kujdes nga Napoli e Inter”.

 

Related posts

E BUJSHME/ Interi pezullon “REBELIN” e ekipit (FOTO)

Delo.autor

U INFEKTUA ME COVID-19/ Kurohej në Turqi, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Delo.autor

“KUR KE PROVUAR NDJESINË E FITORES NJË CHAMPIONS, KE DËSHIRË TË…”/ Mesfushori Kroos zbulon objektivin e madh

Delo.autor

Leave a Comment