Futboll Premier League Sport

“KJO NUK ËSHTË E DREJTË”/ Ankohet Klopp: Lojtarët janë në limite, duhen 5 ndërrime

Liverpuli rikthehet në fushë sot në transfertën me Lestërin, ndërkohë që Jyrgen Klop bën thirrje për prezantimin e 5 zëvendësimeve të Premier Ligës pas krizës që ka shkaktuar Koronavirusi.

“Reds”-ave u rikthehen Fabinjo, Van Dajk, Xhons dhe Tiago (të gjithë negativë) për sfidën me “Dhelprat”, por tekniku gjerman thotë se lojtarët janë në limite.

Për të miratuar 5 zëvendësimet, duhet vota e 14 klubeve dhe ajo nuk arrihet sepse ka kundërshtarë klubet e vogla, që mendojnë se nëse ndryshon formula përfitojnë klubet e mëdha.

“Kampionati më i bukur në botë, liga më intensive në botë, është e vetmja me 3 zëvendësime.”

“Kjo nuk është e drejtë. Ne duhet ta ndryshojmë, por unë nuk shoh asnjë shans real që të jem i sinqertë. Problemi është intensiteti dhe lojtarët e klasit botëror në Angli janë në limite.”

“Për momentin kemi vetëm një lojtar të ri në izolim dhe dy pjesëtarë të stafit, por situata është kritike”, tha trajneri i Liverpulit.

Related posts

PO LUAN DOBËT/ Balotelli i skandalizoi drejtuesit e Nice, peshonte 100 kg

Isa.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Dortmund gradon sulmuesin “besnik” si kapiten

Isa.Autor

ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve

Delo.autor

Leave a Comment